“Putin nuk na sheh si njerëz”, gazetari shqiptar: Rusia po i ndan për së gjalli familjet

Koha leximit:1 Minute, 33 Second

Dilema se çfarë ka kaluar në Kiev nuk duket në metrat e parë të përshkrimit të kufirit. Por sytë janë pasqyra e shpirtit, që dëshmonin qartë drobitjen e tij. Olena mori vajzën për t’i shpëtuar rusëve, por prapa krahëve la bashkëshortin.

“Kam lënë pas bashkëshortin tim. Është shumë e vështirë largimi nga vendi. Këtu me mua është vajza ime. Na thanë se do të sulmonin qytetin dhe vendosëm të iknim”, tregon ajo për A2 CNN.

Olena mori vajzën për t’i shpëtuar rusëve, por prapa krahëve la bashkëshortin. Në Ukrainë ka lënë vëllain, me të cilin nuk po lidhet dot. “Kam lënë gjithçka pas, nuk mund të qëndroja më aty. Mora ç’të mundja dhe ika. Do të qëndroj te disa të afërm të mi në Poloni, me shpresën se gjithçka do të përfundojë. Vëllai im është 27 vjeç dhe e bënë pjesë direkte të rezistencës. Nuk kam mundur të kontaktoj me të”, thotë ajo.

Dashuria e vajzave për babain është e shenjtë, po kaq i shenjte është edhe besimi i Julias që lufta do të përfundojë shpejt dhe ajo do të mund të rikthehet sërish në Ukrainë.

“Babai im është 50 vjeç. Tani i thanë se duhet të shkonte në front përsëri. Kam besim që kjo situatë do të përfundojë shpejt dhe unë do të rikthehem përsëri në jetën time”.

Gazetari i A2 CNN, Ervin Koçi, duke raportuar nga kufiri mes Ukrainës dhe Polonisë, shprehet se sfidat e Anës nuk kanë përfunduar ende. Ndonëse e moshuar, tashmë ajo duhet të jetojë me drojën se mund të mos e shohë më djalin e saj. “Dje mora nipërit e mbesat dhe u largova. Kam vendosur të shkoj në Itali. Më pikëllon në zemër, pasi kam lënë djalin tim, i cili ka vendosur të mbrojë atdheun. Ne kemi kohë që kërkonim ndihmë, por askush nuk na dëgjonte. Për Putin, ne nuk jemi njerëz”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %