Që nga peshku deri te selinoja – Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të bini në peshë

Koha leximit:2 Minute, 33 Second

Shumica prej nesh jemi gati të provojmë ushqime nga më të ndryshmet me shpresën se mos humbasim disa kilogramë. Por, a mundet një ushqim i caktuar të kontrollojë peshë dhe të na ndihmojë të dobësohemi, meqë tani është edhe sezoni i plazhit?

Ekspertët mendojnë se ka disa ushqime që mund të ndihmojnë për rënien në peshë. Peshku, për shembull, është i pasur me ndyra të mira që rrisin metabolizmin, ndërsa selinoja rrit temperaturën e trupit dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori se zakonisht.

Peshku – Peshqit e yndyrshëm, si salmoni, sardelet, skumbri etj, janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të njohura ndryshe si “yndyrat e mira”. Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë: arrat, farat e lirit etj. Këto yndyra të “mira” rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në rënien në peshë. Acidet yndyrore omega 3 mendohet që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj hormonit lehtin, i cili largon oreksin. Me rritjen e niveleve të këtij hormoni, rritet metabolizmi dhe ulet oreksi.

Nga ana tjetër, me rënien e niveleve të hormonit lehtin, zvogëlohet metabolizmi dhe shtohet oreksi. Sipas një studimi nga Universiteti Monash në Australi, hormoni leptin ju ndihmon të djersitni dhe digjni më shumë kalori.

Selino – Ndihmon për rritjen e temperaturës së trupit, dhe si rezultat, ju ndihmon të digjni më shumë kalori se zakonisht. Përveçse ju ndihmon të digjni kaloritë, selinoja është gjithashtu e pasur me fibra dhe ujë, që ju japin ndjesinë e ngopjes. Ajo ka edhe veti diuretike.

Spec i kuq djegës – Shumë studime kërkimore sugjerojnë se një përbërës i gjetur tek specat e kuq djegës, i quajtur kapsaicin, përshpejton metabolizimin dhe ndihmon në rënien në peshë.

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Wyoming raportojnë se ky përbërës ndihmon për djegien e kalorive duke nxitur trupit të djersijë nëpërmjet një procesi të quajtur “thermogjenesis”. Ndërsa një studim kanadez ka zbuluar se ky përbërës ndihmon edhe për uljen e oreksit.

Çaji jeshil – Ka disa përfitime shëndetësore. Ai është i pasur me antioksidues që luftojnë radikalet e lira, dhe përmban aminoacidin L, theanine, që ndihmon për t’u qetësuar.

Përvç kësaj, hulumtuesit shkencorë thonë se çaji mund të ndihmojë në rënien në peshë duke përshpejtuar metabolizmin. Antioksiduesit e fuqishëm, të njohur si catechins, që gjenden tek çaji jeshil, ndihmojnë në rritjen e normës metabolike. Ekspertët kanë zbuluar se këto antioksidues ndihmojnë më shumë për reduktimin e dhjamit në zonën e barkut. Një studim i publikuar tek “Journal of Nutrition” zbuloi se njerëzit që pinë çaj jeshil ndërkohë që ushtrohen rregullisht, djegin me shumë kalori se ata që vetëm kryejnë ushtrime fizike dhe nuk konsumojnë çaj jeshil.

Çokollata e zezë – Përveçse e shijshme, çokollata e zezë ndihmon edhe për t’u dobësuar. Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me efektet e çokollatës tek hormonet e stresit. Menaxhimi i niveleve të stresit mund t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë mënyrën e të ushqyerjes.

Konsumimi edhe i njpë cope të vogël çokollate mendohet se rit nivelet e hormonit të “mirë”, seretoninës, duke nxitur humorin. Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që konsumuan pak çokollatë të zezë në ditë shfaqën rënie të niveleve të kortizolit, hormonit të stresit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %