Qepa, manaferra dhe selinoja: 3 sekrete për t’u dobësuar shpejt

Koha leximit:1 Minute, 21 Second

Po kërkoni një mënyrë për t’u dobësuar? Shtoni ushqime të pasura me flavonoide në dietën tuaj ushqimore dhe kështu do të keni një trup sa më perfekt.

Flavonoidet janë përbërës natyralë që gjenden tek fruta dhe perime të ndryshme. Sipas një studimi të ri të publikuar tek revista BMJ, njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide shtojnë më pak peshë me kalimin e moshës.

Kërkuesit shkencorë analizuan të dhënat nga dieta ushqimore, ushtrimet fizike dhe mënyrën e jetesës të më shumë se 120 mijë personave të moshës së mesme dhe të moshuar. Ata zbuluan se personat që kishin konsumuar ushqime të pasura me flavonoide kishin mbajtur më mirë peshën trupore në krahasim me të tjerët. Disa prej tyre madje kishin rënë edhe në peshë.

Disa nga ushqimet e pasura me flavonoide janë: bananet, luleshtrydhet, rrushi, dardha, kumbullat e thata, majdanozi, qepa, specat, çaji jeshil, selino etj. Vera e kuqe dhe çokollata gjithashtu janë të pasura më këto përbërës, dhe ndihmojnë për të rënë në peshë.

Flavonoidet janë në lloje të ndryshme, por ai që funksionon më mirë për rënien në peshë është antocianina, e cila gjendet tek luleshtrydhet, manaferrat, qershitë, boronica, rrushi etj. Polimerët e flavonoidit, që gjenden tek mollët dhe çaji jeshil, janë gjithashtu të mira, ashtu si flavonolet tek çaji dhe qepa.

Një dietë e shëndetshme, sipas ekspertëve të dietave, duhet të përmbajë shumë fruta, perime, produkte deti, fruta të thata, shumë pak alkool dhe mish të kuq. Disa nga ushqimet që janë të shëndetshme dhe ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë janë: brokoli, molla, boronicat e kuqe, peshku, veza, arrat, çaji jeshil, kosi, fasulet, spinaqi etj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %