Reagimi pas humbjes i Donaldit: “Tani po e kuptoj se çfarë është bërë këtu”

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, u shpall nga publiku fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip. Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

Përballë tij, ‘kokë më kokë’ në finalen e madhe ishte aktori i humorit, Donald Veshaj, i cili i ka dhënë emocion dhe ka mbërthyer para ekraneve gjithë shqiptarët, me energjinë dhe pozitivitetin e tij.

Pas mbylljes së spektaklit Donaldi shfaqet krahë mikut të tij, ndërsa shprehet: “Tani po shikoj se çfarë bëhet jashtë, realisht më duket e pabesueshme. Ju dua shumë edhe ju puth fort të gjithëve. Unë fitoren time e kam”.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani ishin banorët që prekën finalen e madhe. Tre prej tyre e nisën rrugëtimin më 5 tetor, kurse Einxhel një muaj më vonë.

Ndërkohë kujtojmë se katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut, mori 100 mijë euro.

Balerini i njohur shqiptar besohet se ia ka marrë fitoren Donaldit për fare pak vota. Diferenca ka qenë shumë e vogël, por në fund fitorja i ka takuar Ilirit. Me meritë, patjetër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %