REAGON ELLIOTT | “Milanin e gjetëm katastrofë, po falimentonte. Na u desh të stabilizonim anijen, kurse tani…”

Koha leximit:2 Minute, 26 Second

Portali Calcioefinanza.it ka publikuar së fundmi një intervistë të plotë dhe mjaft interesante me Giorgio Furlani. Ai është një menaxher ndërkombëtar i cili prej vitesh është pjesë e fondit Elliott Management.

Menaxheri “i portofolit” të fondit anglo-amerikan është edhe drejtor i Milan. Dhe pikërisht për planet për klubin kuqezi dhe projektet e ardhshme Furlani foli sot.

Deklaratat e para kanë të bëjnë me arsyet e blerjes së aksioneve të Milan dhe planin shumëvjeçar të zhvilluar: “Ne filluam si huadhënës, por pas një viti Milan dhe pronari i tij ishin në vështirësi financiare, kështu që na u desh të hynim dhe të stabilizonim anijen.

Gjetëm një situatë katastrofike, klubi po falimentonte nga pikëpamja e parave, gjendja financiare ishte shumë e keqe. Ne morëm skualifikimin nga kompeticionet e organizuara nga UEFA, nuk kishte lidership apo menaxhim dhe rezultatet ishin gjithashtu mjaft të këqija”.

Një tablo e keqe, e rregulluar nga Elliott: “Kemi zhvilluar kështu një plan rreth dy shtyllave: në radhë të parë rezultatet sportive, më pas disiplina nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, veçanërisht për sa i përket uljes së kostove.

Ne kemi zgjedhur një CEO fantastik si Ivan Gazidis dhe me të kemi transformuar Milanin. Ne kemi ndryshuar gjithashtu udhëheqjen sportive për të bërë mirë edhe në fushë. Më në fund ne shtymë në projektin e stadiumit, San Siro është një stadium historik, por nuk është një stadium i vitit 2022 ″.

Projektin e stadiumit Furlani e komenton si më poshtë: “Ne thamë me vete që Milani nuk ishte Roma, por gjithsesi lindën problemet. Projekti është në dorën e Bashkisë e cila po analizon situatën me aktorët kryesorë.

Faza aktuale nuk mjafton më. Duhet të kemi infrastrukturën e duhur për të shitur përvojën më të mirë për tifozët. Ekziston një vullnet i kufizuar politik për të ecur përpara. Të duash gjërat e vjetra dhe të shmangësh inovacionin është diçka shumë italiane”.

Për aksionarët e vegjël: “Nuk e kemi menduar kurrë. Shumë na kanë kontaktuar sepse kanë pasur interes për klubin, por deri më tani nuk ka pasur asgjë. Nuk kemi investuar në kapital në arkën e klubit vitin e fundit, nuk duhet ta bëjmë as në afat të shkurtër, barka është stabilizuar.

Në futboll shumë zgjedhje nuk zgjidhen nga pikëpamja ekonomike dhe analitike, këtë jemi munduar të bëjmë. Për shembull, do të ishte budallallëk nga ana jonë të mbajmë pasuritë tona me çdo kusht, por duhet të jesh objektiv dhe të kesh plan B. Dhe ne jemi të kënaqur me portierin tonë të ri”.

Së fundmi, një koment për Superligen: “Të flasësh për projektin nuk është pyetja e duhur, por duhet të ketë të bëjë me strukturën e një industrie që humbet para jo vetëm nga keqmenaxhimi, por edhe për shkak se struktura nuk është korrekte.

Duke parë kompanitë telefonike apo bankat, nëse rregullatori do të shihte që kompanitë e mëdha po humbasin para, ai nuk do të ishte i lumtur dhe do të merrte vendime për këtë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %