Recetë: Si t’i bëni domatet e vogla turshi, kanë një shije unike!

Koha leximit:52 Second

Më poshtë do ju tregoj si do t’i bëni domatet e vogla turshi që të kenë një shije të rrallë. Përbërësit janë të thjeshtë, se bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë

Thjesht duhet kujdes, vëmendje dhe dashuri për punën tuaj në aq pak kohë sa nevojitet. Fillimisht merrni 1.5 kg domate qershi, pak rozmarinë të freskët dhe 4 thelpinj hudhre.

Këto janë përbërësit kryesorë, kurse shtesat janë borzilok, 1 lugë e vogël sheqer, 1 lugë e vogël kripë dhe kokrrat e piperit për një përzierje erëzash të thata për shije.

Përbërësit për shtesën: 400 ml ujë, 100 ml uthull alkoo like. Përgatitja pastaj vijon si më poshtë. Vendosni ujë dhe uthull në tenxhere dhe shtoni erëzat.

Lëreni ujin të vlojë. Renditni domate, hudhër dhe rozmarinë në kavanoza. Pastaj hidhni shtesën e zier. Kavanozat pasterizojini. Me kaq mbaroi.

Nëse keni pyetje apo sugjerime, i mirëpres në formën e komenteve ose mesazheve private. Jam e gatshme të replikoj me ju dhe të bisedojmë së bashku, nëse shoh ndonjë foto prej jush.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %