Renato Sanches, gazetari: “Milani? Nuk ka edhe aq gjasa, në mjedis thuhet se…”

Koha leximit:2 Minute, 19 Second

Milani është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj asaj që ndodh në merkaton ndërkombëtare. Drejtuesit e kuqezinjve tashmë kanë parasysh se cilat janë synimet e klubit për të ardhmen e afërt, për t’i dhënë gjithnjë e më shumë cilësi dhe rini një skuadre në rritje të vazhdueshme.

Maldini dhe Massara janë në punë në kërkim të talenteve të reja. Tashmë duket se është bërë gjithcka për mbrojtësin Sven Botman, edhe pse gjithçka shtyhet për verën e ardhshme kur do të përpiqen të përcaktojnë goditjen, por nuk është nënshkrimi i vetëm në program.

Po kërkohet edhe një mesfushor, duke qenë se çdo ditë i afrohet në mënyrë të pashmangshme data e skadimit të kontratës së Franck Kessie dhe me shumë gjasa ai do të largohet nga Milani falas, duke ndjekur linjat e Donnarumma dhe Calhanoglu gjithashtu, pa harruar Romagnolin.

Është e vërtetë, Yacine Adli me siguri do të vijë. Lojtari militant në Ligue 1 u nënshkrua pothuajse një vit më parë nga Bordeaux dhe kaloi një vit tjetër atje në huazim. Do të jete edhe rikthimi i Tommaso Pobega, për një repart që po forcohet gjithnjë e më shumë.

Të mos harrojmë se në skuadër tashmë janë të pranishëm dy gjigantë si Ismael Bennacer dhe Sandro Tonali. Ajo që duket e dobishme, nëse gjërat do të shkonin si duhet, është ende një mesfushor, por që te kete më shumë karakteristika sulmuese dhe që, nëse është e nevojshme, mund të zëvendësojë edhe një Brahim Diaz në vijën e parë që shkon me luhatje ne perforamancat e tij.

Milani duket se ka gjetur profilin ideal te Renato Sanches. Portugezi është një shpërthim cilësor dhe fizik dhe mbi të gjitha ka një kartë identiteti qe pelqehet (mosha e tij eshte 24 vjec). Ai ka vite që pëlqehet nga Milani, por drejtuesit e vjetër nuk kanë arritur asnjëherë ta sjellin në Milano.

Tani gjërat duket se po shkojnë ndryshe, dhe shumë të brendshëm tashmë po raportojnë se operacioni është i avancuar. Ka shpresë dhe duket se edhe vetë lojtari është i lumtur që mund të veshë fanellën e kuqezinjve. Agjenti Jorge Mendes eshte gjithashtu ne raporte te shkelqyera me Maldini & Co.

Pak orë më parë entuziazmin e zbuti pak gazetari sportiv i besimit milanez Carlo Pellegatti me një video të postuar në profilin e tij në Youtube. Ja çfarë tha ai: “E di që shumë gazetarë thonë se Renato Sanches është afër Milanit, por gjithmonë kam thënë që të mos ju besoj shumë.

Kam mbledhur informacion nga disa agjentë ndërkombëtarë dhe më kanë thënë se nuk është aq afer sa duket. Duket se lojtari ka admirues në Premier League, por jo vetëm: edhe Juventusi është futur! Bardhezinjte fillojnë të nuhasin goditjen, kushedi nëse nuk e bëjnë të vështirë per Milanin. Kjo është ajo qe kam mbledhur e sonte”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %