“Rikthehem në Big Brother, sepse gjeta dashurinë”. Si ta kuptojmë fjalinë e Fifit?

Koha leximit:53 Second

Fifi nuk pendohet kurrë për veprimet dhe vendimet e saj. Këngëtarja së fundmi ka deklaruar se do të rifutej sërish në “Big Brother VIP”, nëse do të kishte mundësi.

Ajo u ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim që shumë prej tyre lidheshin me eksperiencën në shtëpinë e famshme të Kasharit.

“A do të riktheheshe në BBV nëse do të fillonte sërish?”, e pyeti një ndjekës. Fifi u përgjigj pozitivisht, duke dhënë argument së në Big Brother ka gjetur dashurinë.

“Nëse do të ishte e mundur me u rikthy në kohë, absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe, por do e bëja, sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”.

Këngëtarja gjithashtu zbuloi se menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP filloi lidhjen me Adis Patushin, i njohur si ish-bashkëshorti i Adrola Dushit.

Fillimisht menduam se Fifi po i dashurohej lidhjes që tentoi me Granitin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por i qenka referuar kohës pas daljes nga shtëpia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %