Big Brother rikthehet me sekrete: Një banore u fsheh në dhomën e rrëfimit pa dijeninë e publikut

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Big Brother VIP që në edicionin e tij të parë pati një sukses të madh, me rekorde shikueshmërie, madje edhe më shumë se “Përputhen” vjet. Kaq mjaftoi që stafi i këtij emisioni të mendojë për një gjë të re.

Lajmi për rikthimin e emisionit u bë i njohur për publikun nga vetë moderatorja, Arbana Osmani, e cila tregoi se nisja e sezonit të dytë do të jetë në fillim të vitit 2023 ose në dhjetor 2022.

Gjithashtu, stafi ka vendosur që të transmetojë disa fragmente të shkëputura gjatë prapaskenave të katër muajve në formën e një dokumentari.

Ky dokumentar është përgatitur nga regjisori Eduard Grishaj, partneri i Arbana Osmanit. Përmban rrëfime të banorëve në dhomën e rrëfimit, diskutimet e organizatorëve, rregullat, dënimet e vendosura dhe disa “sekrete”.

Pritet që ky dokumentar të transmetohet përgjatë këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar një datë fikse se kur nis, por pritet në javën e fundit të marsit. Një prapaskenë e madhe që do të zbulohet në këtë dokumentar është dalja nga shtëpia e Einxhel Shkirës për një problem shëndetësor.

Ajo ka kryer vizita shëndetësore pa dijeninë e publikut. Nuk bëhet fjalë për rastin kur dëmtoi krahun, por për një rast tjetër, që kurrë nuk është përmendur. Ajo fillimisht u fsheh në dhomat e rrëfimit dhe më pas u vizitua nga një mjek. Videot do publikohen së shpejti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %