Rikthim i madh në Top Channel! “Sot futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017”

Koha leximit:49 Second

Pas largimit të Ben Blushit, nga drejtor i Përgjithshëm i Trop Channel, Sokol Balla ka njoftuar rikthimin në këtë ekran.

Balla u largua nga televizioni i Irfan Hysenbelliut, News24, ku drejtonte emisionin “Real Story” dhe tashmë duket se emisionin do ta rikthejë në Top Channel.

“Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti”, shkruan gazetari Sokol Balla në Twitter.

Kujtojmë se në Top Channel, transmetohet emisioni politik “Open” i Eni Vasilit. Nuk dihet ende nëse Vasili do të largohet për t’i lënë vendin Ballës, apo të dy do të qëndrojnë në të njëjtin televizion.

Deri tani mbrëmjen e ka pasur gjithmonë në dispozion Eni Vasili më “Open e Saj”, plot 3 herë në javë, por nuk dihet çfarë mund të ndryshojë me ardhjen e Ballës,

i cili me siguri që nuk do të mjaftohet vetëm me postin e drejtori të informacionit por do të dojë të ketë edhe hapsirën e tij televizive.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %