Rikthim pas 41 ditësh, por Milani ka marrë vendim mbi Ibrahimovic. CDS: “Gjithçka e përgatitur nga Maldini”

Koha leximit:2 Minute, 24 Second

Sprova më në fund duket se është kaluar. Pas me shume se 40 ditesh, Zlatan Ibrahimovic u grumbullua sot me ekipin kuqezi dhe udhetoi per ne Napoli, aty ku Milani do te perballet me ekipin e Luciano Spallettit.

Padyshim jo në gjendje 100% duke pasur parasysh ndalesën e gjatë për shkak të dëmtimit, por megjithate kontributi i tij mund te jete edhe moralisht ne dhomat e zhveshjes dhe kushedi disa minuta nga fundi…

Ibra nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga janari, kur u dëmtua në pjesën e parë të Milan-Juventus. Ndërsa goli i tij i fundit i sezonit daton në fillim të vitit, në fitoren 3-0 të kuqezinjve ndaj Venezia-s.

Shpresa e tifozëve, por edhe e Stefano Piolit është që Ibrahimovic të kthehet në formë për javet e fundit në kampionat dhe në Kupën e Italisë.

Eksperienca, klasi dhe lidershipi i lindur i sulmuesit do t’i shërbenin Milanit, i cili në disa ndeshje të komplikuara shpesh përpiqet të gjejë zgjidhjet e duhura dhe atë shpirt luftarak për të fituar.

Diskutimi për të ardhmen e tij profesionale do të varet edhe nga gjendja e tij fiziko-atletike. Ibra e ka pranuar gjithmonë se dëshiron të vazhdojë të luajë për Milanin për aq kohë sa të jetë e mundur.

Por do të jetë trupi i tij që do të dekretojë qëndrueshmërinë e tij. Një lajm mjaft unik po filtron nëpër Milanello: Zlatan do të qëndrojë edhe për të paktën një sezon tjetër!

Në pranverë, siç raporton Corriere della Sera, do të diskutohet edhe për rinovimin e kontratës. Milani do të takohet me Ibrahimovicin dhe agjentin e tij Mino Raiola, por oferta e kuqezinjve është tashmë mjaft e qartë. Klubi do të vendosë në pjatë një rinovim vjetor, deri në qershor 2023, me shifra më të ulëta.

Ibra aktualisht merr pagën më të lartë të të gjithë skuadrës së Milanit, ose 7 milionë euro neto bashke me bonuse (liruar nga Dekreti i Rritjes). Praktikisht, gjysmat e tyre paguan Milani pasi te tjerat i subvencionon shteti duke ulur taksat…

Milani këtë herë do të tentojë të ulë propozimin, duke qenë se suedezi është gati të mbushë 41 vjeç. Synimi është që të vendosen në pjatë rreth 2.5-3 milionë euro rrogë neto plus bonuse të ndryshme midis bonuseve individuale dhe objektivave ​​të ekipit…

Në praktikë, Milani dëshiron ta mbaje Ibrahimovic për një sezon tjetër dhe ta mbajë atë si lider dhe shembull për shokët me te rinj te ekipit. Në kushte më realiste ekonomike, pa u sforcuar për një futbollist që mes moshës dhe dëmtimeve të ndryshme sigurisht që nuk mund të konsiderohet si një titullar si dikur.

Ka mundësi që bisedimet të nisin në prill, pas ndeshjeve të play-off-it për Botërorin Katar 2022. Sepse Ibra kerkon qe te shkoje me Suedine e tij ne Boteror dhe me pas do te jete edhe me i vendosur…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %