Romagnoli i rikuperuar totalisht, por Kalulu…! Trajneri tregohet diplomatik te formacioni

Koha leximit:1 Minute, 48 Second

Ka më shumë se një dyshim për formacionin te Milani për ndeshjen e nesërme. Stefano Pioli nuk ka zgjedhur ende se kush do të jetë njëmbëdhjetëshja që do të startojë nga minuta e parë kundër Empolit të Andreazzolit. Por, megjithate, trajneri ne mendjen e tij e ka gati ate formacion “ne leter”, pertej surprizave te ndryshme…

Të panjohurat më të mëdha kanë të bëjnë me vijën mbrojtëse. Në të majtë nuk do të jetë Theo Hernandez për shkak të skualifikimit dhe në vend të tij do të përshtatet Florenzi. Nuk dihet ende se kush do të jetë partner me Tomorin në qendër: mbrojtësi anglez është i vetmi i sigurt ne vendin e tij dhe përkrah tij ka një balotazh mes Romagnolit dhe Kalulu.

Trajneri i kuqezinjve foli në një konferencë për shtyp pak më parë dhe tha diçka për zgjedhjet e tij në mbrojtje. Këto janë fjalët e tij për dyshimin në qendër të mbrojtjes: “Nesër do të bëj një zgjedhje teknike mes Romagnolit dhe Kalulu. Mundohem të jap formacionin më të mirë. Këdo që unë e shoh më të mirë mes të dyve, do ta fus që si titullar”.

Pioli më pas shtoi: “Është e qartë se Romagnoli ka qëndruar jashte për disa kohe, por tani ai është mirë. Unë do të vendos nesër”. Ndaj është e vështirë të përcaktohet se kush do të hyjë në fushë nga fillimi: italiani apo francezi. Në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, Kalulu luajti shumë mirë dhe perpara tij kishte nje klient te hidhur si Osimhen.

Por, ish-lojtari i Lyon tregoi pjekuri dhe rritje te pabesueshme dhe ne derbin e Kupes se Italise. Pikerisht i hedhur ne vend te Romagnolit qe u demtua, ai me Tomorin u moren vesh shume mire dhe dhane me te miren e tyre bashke, duke ndaluar Dzeko-Lautaro-Sanchez-Correa, sipas aktivizimeve te Inzaghit.

Kundër Empolit, cilësia teknike e Romagnolit mund të jetë e nevojshme në fazën e ndertimit, për të shmangur presionin e toskanëve. Por, agresiviteti i Kalulu mund te lejoje Milanin qe te shtyje perpara edhe ekipin dhe gjithashtu qe Empoli te shtypet mbrapa. Të gjitha vlerësimet që trajneri do t’i ketë bërë tashmë…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %