Romagnoli, konfirmime mbi ofertën | Emri surprizë për ta zëvendësuar

Koha leximit:2 Minute, 17 Second

Milani ka bërë ofertën e tij, por duket thuajse e sigurt që Alessio Romagnoli do të largohet kur të skadojë kontrata. Një tjetër lamtumirë në transfertë të lirë, pas atyre të Donnarumma, Calhanoglu dhe atij tashmë të sigurt: Franck Kessie.

Nuk mund të thuhet se kapiteni i kuqezinjve nuk po jep gjithçka, duke mos e lënë veten të ndikohet nga situata e tij kontraktuale dhe nga thashethemet për të ardhmen. Ai dëshiron të nderojë fanellën dhe shiritin deri në ditën e fundit, pastaj të shohim se çfarë do të bëjë.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë propozuar një rinovim me një pagë shumë më të ulët se ajo aktuale prej rreth 5.5 milionë euro neto në vit.

Thashethemet treguan për një ofertë midis 2.5 dhe 2.8 milionë euro plus bonuse, të konsideruara të pakënaqshme nga agjenti Mino Raiola. Përveç kthesave dhe surprizave, ish-romanisti do të ndryshojnë ekipin pas shume vitesh…

Opsioni më i mundshëm për të ardhmen e Romagnolit është Lazio, një skuadër që ai e ka mbështetur gjithmonë. Edhe sot Corriere dello Sport konfirmon se klubi kryeqytetas i ka ofruar një kontratë 3 milionë neto në vit plus bonuse. Raiola mund të marrë edhe propozime më të larta nga jashtë, por lojtari në fakt tundohet të veshë fanellën bardhekalter.

Romagnoli mund të bëjë një zgjedhje “zemre” dhe të transferohet te Lazio. Një zgjidhje që do ta lejonte të luante vazhdimisht, diçka që nuk do të ishte e mundur te Milani.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara duan të marrin një qendërmbrojtës të ri dhe tashmë dihet qe jane prane mbylljes se akordit me Sven Botman të Lille. Ardhja e holandezit do t’i pakësonte edhe më shumë hapësirat e tij në skuadër.

Sipas asaj që ka zbuluar Il Messaggero, drejtuesit po mendojnë edhe një emër tjetër për të kompletuar mbrojtjen. Ky është Francesco Acerbi, i cili nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët e Lazios dhe që mund të përfundojë në stol me ardhjen eventuale të Romagnolit në Formello.

34-vjeçari, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2025, do të vlerësojë së bashku me drejtuesit se çfarë do të bëjë në fund të sezonit.

Acerbi ka luajtur tashmë për Milanin në gjysmën e parë të sezonit 2012/2013, por ai nuk shkëlqeu fare dhe e la Milanello-n në merkato në janar. Vite më vonë ai pranoi se ishte faji i tij që përvoja nuk shkoi mirë. Tani ai do të kthehej te kuqezinjtë me një pjekuri krejtësisht tjetër.

Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me interesimin e Milanit për të. Çdo përditësim pritet në orët dhe ditët në vijim. Me siguri që në këtë rast Acerbi do të merrej vetëm si rezervë dhe jo si titullar…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %