Romeo dhe Donald Veshaj braktisin Top Channel, projekti ndërpritet në mes

Koha leximit:1 Minute, 3 Second

Big Brother VIP Albania i erdhi fundi ditën e djeshme, ku fitues doli balerini Iliri Shaqiri, ndërsa në vend të dytë Donald Veshaj.

Ky emision ka qenë i mbushur me shumë debate, por edhe me plot surpriza të bukura, që vetë banorët i kanë quajtur “surpriza të jetës” apo dhe “këto janë mrekullitë”.

Njëra prej surprizave ishte për aktorin, Donald Veshaj. Ai mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Donaldi u emocionua shumë për këtë surprizë të madhe dhe u përlot, teksa u realizua dhe lidhja me vëllanë e tij nga studioja ku po përgatitej për emisionin. Dhe vetë Romeo u emocionua dhe u përlot.

Mirëpo, duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër kur Romeo është përplasur mbrëmë me produksionin pas fitores së Ilirit.

Nëse shkojmë në Instagram-in e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti. Madje, u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %