
Romeo në studio me vëllain e Borës, vjen sigurimi! Pse e shmangu Top Channel këtë video?
Ditën e djeshme ishte finalja e madhe e edicionit të parë të “Big Brother Vip” në TCH, ku fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.
Ndërkohë Donald Veshaj doli i dyti, duke mos arritur që të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, aq shumë të pritura prej tij.
Në skenë për ta mbështetur ka qenë vëllai i tij, Romeo Veshaj, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit të Top Channel.
Prive.al ka siguruar një video ku duket Romeo i tensionuar ndërsa krah tij me gjasë në përpjekje për ta çtensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.
Në video duket edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili shfaqet i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.
Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.