Romeo shkon pranë shtëpisë së BBV me shumë të tjerë! Çfarë po ndodh?

Koha leximit:54 Second

Romeo Veshaj ka qenë suportuesi më i madh i vëllait të tij binjak Donaldit që në nisje të rrugëtimit të tij në “Big Brother Vip”.

Që nga hedhja e karafilave me helikopter e deri tek nisma me motor dhe bluza të stampuara me fytyrën e vëllait të tij, Romeo ka dhënë mbështetje për finalistin.

Pak çaste më parë pranë redaksisë së JOQ Albania kanë mbërritur disa fotografi në të cilat shfaqet Romeo në zonën e Yzberishtit. Burime për JOQ bëjnë me dije se vëllai i Donaldit ka dronë dhe kamera me vete.

Nuk dihet ende se çfarë surprize madhështore ka planifikuar kësaj rradhe, por padyshim që Romeo do të bëjë ç’të jetë e mundur për t’i qëndruar pranë moralisht vëllait të tij.

Kujtojmë se nga 4 finalistë, tani kanë mbetur vetëm dy të fundit, Donaldi dhe Iliri dhe njëri prej tyre do jetë fituesi.

Tani është koha e surprizave për të dy finalistët që do t’i mbajne mend për gjithë jetën dhe më pas rreth ores 01:00 do jetë momenti kur do mësojmë fituesin e madh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %