Ronaldo blen 92 mln followers fallco në Instagram! Fiton 500 mijë $ me një postim

Koha leximit:1 Minute, 17 Second

Analiza të reja kanë zbuluar se Cristiano Ronaldo është futbollisti me numrin më të madh të ndjekësve të rremë dhe rrjedhimisht dhe përfituesi më i madh nga postimet e sponsorizuara nga ndjekësit e rremë.

‘Ndjekësit e rremë’ në rrjetet sociale janë krijuar posaçërisht për të ndjekur profile të caktuara për të rritur numrin e audiencës së tyre.

Ato janë profile që nuk i përkasin një personi të vërtetë por bëjnë të duket se ky person ka shumë influencë. Mediat thonë se Ronaldo ia kalon kolegëve të tij Messi e Neymar për numrin e ndjekësve dhe kohët e fundit ka thyer rekordin prej 400 milionë ndjekësish në këtë platformë sociale.

Kërkimi në rrjetin Instagram u bë nga rrjeti i zbulimit të kredibilitetit grin.co për të zbuluar numrin e ndjekësve të rremë për çdo futbollist.

Numri i llogaritjeve u raportua dhe nga rrjeti inkifi.com. Ronaldo renditej i pari me 92.46 milionë ndjekës të rremë, që sipas ekspertëve përbënin 23% të numrit total.

Kështu nga totalja e tij prej gati 2 milionë dollarë të fituara për çdo postim, më shumë se një e katërta vijnë nga ndjekësit e rremë. Sipas llogaritjeve, fitimet e paligjshme futbollistit 37-vjeçar për çdo postim, arrijnë në 35.3%, më tepër sesa ato të Lionel Messi, i cili llogaritet se fiton $350 000 për çdo postim nga ndjekësit e rremë.

Treshja e skuadrës së Paris Saint-Germain Neymar, Kylian Mbappe e Sergio Ramos ishte pjesa tjetër e pesëshes kryesuese për ndjekës të rremë, edhe pse kishin shumë më pak se dyshja kryesuese.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %