
Roza Lati detyron Dagzin dhe PM të bëjnë tatuazh në emision live!
Dj PM dhe Dj Dagz janë nga dyshet më të pëlqyera të momentit. Dyshja artistike pas daljes nga shtëpia e Big Brother u shpërblyen me një simpati të madhe nga publiku në Shqipëri e Kosovë.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së BBV1 ata kishin dhënë një premtim për realizimin e një tatuazhi të njëjtë. Së fundmi, ishin të ftuar në emisionin “Why not” me Roza Latin.
Dyshja teksa folën për angazhimet e momentit, përvojën në Big Brother dhe të dashurat e tyre, realizuan tatuazhet direkt në emision.
“I’ts PM to the DAGZ now ( Janë PM dhe DAGZ tani)”, shkruhej në tatuazhin e dy DJ-ve, një shprehje të cilën ata e përdorin edhe në performancat dhe projektet e tyre të përbashkëta muzikore.
Ndryshe, pas daljes nga BBV dyshja kanë lansuar këngën “Hana” në bashkëpunim me këngëtaren, Fifi, që u prit mirë nga publiku dhe deri tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.
Dj Dagz vijon të shijojë kohën e tij me të dashurën Einxhel që krijoi marrëdhënie në momentin që doli nga Big Brother, e njëjta gjë për Pm që vazhdon të shijojë marrëdhënien me Sarën.