Rusia kërkon një pushim zyrtar, Anglia: “Këta nuk po avancojnë fare”

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Mediat shtetërore ruse raportuan se Moska do të hapë korridorë të rinj humanitarë në disa qytete ukrainase gjatë ditës së sotme, për t’i lejuar civilëve evakuimin.

Në njoftim përmenden disa qendra të banuara të rëndësishme si Kievi, Kharkivi, Sumy e Mariupoli. Por nga ana e ukrainasve, ka vetëm heshtje. Pohimet e Moskës janë pritur me skepticizëm.

Dy herë dështoi hapja e rrugëve për të lejuar banorët të largoheshin nga Mariupoli, në juglindje të vendit dhe mbrëmjen e një dite më parë, disa civilë mes tyre edhe dy fëmijë, u vr.anë në afërsi të Kievit.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia vazhdoi të bom.bar.donte Mariupolin gjatë orëve të ar.më.pushimit, duke e shkelur hapur atë e duke shkaktuar konfuzion mes njerëzve, të cilët nisën të ktheheshin mbrapsht sërish.

Kryebashkiaku i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych, shkruan se forcat e Moskës kanë shënjestruar ndërtesa rezidenciale e postoi dhe pamje të një blloku apartamentesh me tym.

Sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes, rusët kanë avancuar pak këto 48 orë, të penguar nga rezistenca ukrainase dhe mbështetja e dobët logjistike. “Si zor që Moska të ketë arritur ndonjë objektiv të saj sipas planit kohor”, thuhet në raportin e inteligjencës së ministrisë së mbrojtjes në Londër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %