Sa është kostoja mujore e jetesës në Tiranë për një person? Le ta llogarisim…

Koha leximit:2 Minute, 7 Second

Sa është kostoja e jetesës në Tiranë në ditët që jetojmë? Shifër të saktë nuk mund të thotë dot askush, sepse standardi i jetesës ndryshon nga personi në person, por një shumatore të përgjithshme të kostove mund ta themi.

Rëndesa më e madhe në xhepin e kryeqytetasve aktualisht është qiraja e shtëpisë. Në vitet e fundit (dhe sidomos në muajt e fundit) po ndodh një rritje e pashpjegueshme e kësaj kostoje të rëndësishme.

Nëse deri në vitin 2015 mund të merrje shtëpi 2+1 me qira 250 mijë lekë të vjetra, sot është e pamundur. Duke mos marrë parasysh periferitë e largëta të Tiranës, një apartament 1+1 sot shkon në 250 euro. Nuk ka shifër më të ulët.

Apartamenti 2+1 e ka qiranë të paktën 350 euro. Nuk mund të gjesh shifra më të ulëta se këto. I vetmi përjashtim është kur zgjedh shtëpi private ose vendos të shkëputesh shumë larg zonave të mira.

Kalojmë tek ushqimi. Për një person që nuk ha gjithmonë jashtë, 200 mijë lekë në muaj janë një shifër mjaft e realizueshme në teori. Me këtë shifër edhe ia lejon vetes të shkosh në restorant një herë në javë, edhe të gatuash në shtëpi, edhe të presësh ndonjë mik.

Kostot e tjera janë oferta mujore e celularit (mesatarisht 15 mijë lekë të vjetra), interneti (mujor, rreth 18 mijë lekë të vjetra), energjia elektrike dhe uji (rreth 70 mijë lekë të vjetra në muaj) dhe transporti (mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra në muaj, urban dhe ndonjëherë taksi).

Nëse dëshiron të kesh makinë në Tiranë, duhet të ndash rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj për 5 kosto të ndryshme: karburanti, parkimi, pagesat totale vjetore, amortizimi sipas rastit dhe… gjobat e mundshme.

Në kostot e jetesës në Tiranë mund të përfshijmë edhe shpenzimet për jetën sociale (kafene, xhiro, kinema, etj), palestrën dhe shpenzimet mujore për pamjen e jashtme. Këto mund të shkojnë nga 100 deri në 150 mijë lekë në muaj.

Le të nisim llogaritë. Për një person i cili jeton vetëm dhe nuk ka makinë, kostoja e jetesës në kryeqytet shkon në 700 mijë lekë të vjetra në muaj. Këtu përshihen qiraja (250 mijë lekë), ushqimi (200 mijë lekë), interneti dhe celulari (30 mijë lekë), energjia elektrike & uji (70 mijë lekë), transporti (50 mijë lekë) dhe jeta sociale (100 mijë lekë).

Këto shifra janë krejtësisht normale, madje duke kursyer së tepërmi, pa e tepruar në asnjë detaj. Nëse përfshijmë edhe përdorimin e një automjeti, gjërat ndryshojnë, por nuk po kalojmë aty, se tani nafta kushton sa ari.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %