Sa romantik! Monika sapo na tregoi fjalinë që i tha Iliri në vesh pas finales

Koha leximit:57 Second

Në emisionin “Breaking” Monika Lubonja ka folur për finalen e Big Brother VIP, duke treguar dhe se çfarë i ka thënë Iliri pasi fitoi çmimin. Monika ka treguar se teksa iu afrua për ta uruar, Iliri i tha në vesh se e kishte xhan.

“Menjëherë pasi fitoi unë iu afrova për ta uruar, ndërsa ai më tha në vesh ‘të kam xhan’. Më ka suprimuar por që, gjithsesi unë me Ilirin vazhdojmë të jemi miq.”- zbuloi Monika.

Ndër të tjera ajo komentoi dhe deklaratat e bashkëshortes së Ilirit, e cila tha se Monika e ka zhgënjyer në lidhje me komentet që ka bërë pas daljes nga shtëpia.

“Nuk e prisja. S’e di ku mund ta kem zhgënjyer. Un nuk e kam sharë, çfarë i bëra unë?”, ka thënë ajo. Në fakt, ca gjëra i ka thënë, por jo edhe aq problematike.

E pyetur se kush e meritonte trofeun, Monika është përgjigjur “Donaldi”, i cili ka qenë rivali i drejtpërdrejtë i Ilirit.

Ndërkohë, ajo gjithashtu është shprehur se Iliri ka luajtur me të dhe se është zhgënjyer prej tij. Fjali të tilla nuk kanë si t’i pëlqejnë Emanuelës, gruas së balerinit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %