Sapo doli kënga e re e Semit, teksti duket sikur e ka shkruar Bora Zemani

Koha leximit:53 Second

Semi Jaupaj ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Zëri fantastik e bën edhe më emocionuese baladën me muzikë dhe tekst nga Ylli Limani.

Ah, teksti… Fjalët na sjellin në mendje një histori. Atë të Borës dhe Donaldit. Të gjithë ata që u emocionuan nga puthja dhe historia e tyre pretendojnë se Semi po këndon fjalët e Bora Zemanit.

Komentet në Youtube janë të ndara në dy kategori. Ata që komplimentojnë këngën dhe ata që ja delegojnë mesazhin Donaldit.

Sigurisht që kënga mund të mos niset nga asnjë histori, por kur kujtojmë të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi, tingëllon më shumë si një mesazh drejtuar ish-të dashurit të shoqes së saj të ngushtë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Bora Zemani, ishtë e para që zbuloi disa sekuenca nga kjo këngë dhe dukej shumë e lumtur dhe e emocionuar për shoqën e saj.

Ajo ka publikuar disa video në rrjetet sociale ku shprehet se është shumë krenare për Semin. Bora thotë se sapo ia ka çuar këngën dhe është shumë e bukur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %