Sektorët e të rinjve, Milani mund Juventus dhe Inter mbi fitimet! Zbulohen shifrat

Koha leximit:1 Minute, 44 Second

Një tjetër konfirmim se Milani po punon mirë me lojtarët e rinj. Klubi kuqezi përveç rezultateve të shkëlqyera të marra me skuadrën e parë të Stefano Piolit, po ndjek një projekt serioz me sytë nga e ardhmja…

Agjent i talentit te ekipit Primavera, Marco Nasti, foli për rinovimin e kontratës dhe për projektin e të rinjve kuqezi dhe ky është vetëm një nga demonstrimet e punës së madhe të drejtuesve në sektorin e tyre të të rinjve. Observatori i Futbollit CIES ka hartuar një renditje të veçantë të klubeve që kanë fituar më shumë nga shitjet e lojtarëve nga sektorët e tyre të të rinjve, nga viti 2015 e deri më sot.

Natyrisht, renditja merr parasysh vetëm shumat e mbledhura dhe jo ndonjë përqindje mbi rishitjet ose bonuset e ardhshme. Në krye është Monaco ne Ligue 1. Klubi i principatës ka arritur në 246 milionë shitje kryesisht falë transferimit të Kylian Mbappe te PSG në 2018. Menjëherë pas janë Real Madridi dhe Lyon (skuadrat franceze janë ato që kanë marrë më shumë).

Klubi i parë italian në këtë renditje është Atalanta, të cilët kanë shitur talentet e tyre të rinj për një total prej 182 milionë eurosh. Disa prej tyre te Milani, i cili është klubi i tretë i Serie A që shfaqet në renditjen e CIES, në vendin e 31-të. Kuqezinjtë grumbulluan një shifër prej rreth 56 milionë euro dhe shitja më fitimprurëse ishte ajo e Patrick Cutrone te Wolverhampton, një marrëveshje 20 milionëshe.

Edhe Fiorentina ka bërë shumë mirë me lojtarët e saj të rinj, në vendin e 14-të, duke arritur keshtu te ngreje nje sektor te rinjsh per tu admiruar dhe vazhdon nga puna. Te mos harrojme Bernardeschi apo Chiesa. Sakaq, duhet theksuar se edhe Juventusi vitet e fundit ka pasur shume rritje, ashtu si edhe Interi, por ne fakt marreveshjet e ketyre dy ekipeve jane nen hetim per plusvlerat e rreme…

Duke iu kthyer Milanit, te kuqezinjte sot jane gati per ekip te pare disa elemente si Di Gesu, Nasti, apo edhe kapiteni Stanga, pa harruar Traore dhe deri diku Roback…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %