“Semi është vajzë fantastike, unë e respektoj por pasi ndodhi “bëma e shekullit” nuk do jemi më shokë”

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Të gjithë ishim dëshmitarë të shoqërisë së bukur mes Semit dhe Donaldit brenda “Big Brother VIP”. Në shtëpi, ata kaluan shumë momente të bukura së bashku si miq.

Ndanë emocionet, gëzimet, trishtimet, mbështetën njëri-tjetrin në debate dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara. Mirëpo, shoqëria e tyre u kris më vonë, kur Donaldi pranoi pëlqimin e tij për Trixën.

Ky veprim nuk i pëlqeu aspak Semit, e cila sigurisht mbajti anën e mikeshës së saj, Borës. Gjatë rrëfimeve të saj, Semi u shpreh se e kishte përjetuar keq këtë vendim të Donaldit, madje kënga e saj e fundit i referohet historisë së dashurisë mes Borës dhe Donaldit.

Për marrëdhënien e tij me Semin, Donaldi ka diskutuar mbrëmë me vajzat e shtëpisë. Einxhel iu shpreh Donaldit se nuk mendon se shoqëria e tyre do të vazhdojë e njëjtë jashtë.

Të njëjtën gjë tha me bindje edhe Donaldi, teksa theksoi se e vlerëson si vajzë dhe do të ketë gjithmonë respekt për të. “Jo, as unë s’e besoj. Prapë, unë e respektoj si vajzë, është vajzë fantastike.

E kam thënë gjithmonë, edhe pasi ka ndodhur “bëmba e madhe e shekullit, përmbysja e madhe”, prapë ajo është një vajzë shumë e mirë. E kam thënë gjithmonë këtu, e kam thënë gjithmonë jashtë”, është shprehur ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %