
“Semi po më uroka vdékjen mua”, Donaldi nuk e duron këngën e Semit dhe Borës
Mbrëmjen e djeshme banorët e ‘Big Brother VIP’ dëgjuan këngën më të fundit të Semi Jaupajt, e cila duket sikur i është dedikuar historisë së dashurisë të Borës me Donaldin.
Banorët po e dëgjonin teksa ndodheshin në oborr dhe sigurisht e gjithë vëmendja ishte te Donaldi, i cili u shpreh se kënga ‘është shumë e bukur’, por një pjesë e tekstit nuk i pëlqeu.
Bëhet fjalë për vargjet ku Semi thotë: “A e di si eshte me u zgju e mos me u gezu qe je gjalle?”. “Po uroka v.dekjen kjo”, tha Donaldi i prerë në fytyrë.
Semi Jaupaj publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Është baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur.
Për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur Ylli Limani. Por njerëzit mendojnë se teksti tregon historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit.
Ndjekësit besojnë se Semi ka rrëfyer mes vargjeve, atë që ka përjetuar Bora, mikesha e saj e ngushtë pasi Donaldi vendosi të lidhej me Beatrix Ramosaj. “Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah,” thuhet në një pjesë të këngës.