Shakohoxha i bën thirrje Armand Dukës: Mos provo të luash kundër Rusisë!

Koha leximit:50 Second

Sporti duhet të reagojë ndaj situatës së fundit, edhe me masa që ndoshta cilësohen ekstreme. Ky është mendimi i Dritan Shakohoxhës.

Ai është kandidat për president i FSHF-së dhe mendon se organizata që drejton futbollin në vendin tonë duhet të ndjekë shembullin e Polonisë duke refuzuar që të luajë ndaj Rusisë.

Polakët ndeshen në play-off të Botërorit ndaj përfaqësueses ruse por kanë bërë të ditur se nuk do të zbresin në fushë kundër tyre.

Shqipëria është kundërshtare e Rusisë në Ligën e Kombeve dhe sipas Shakohoxhës, duhet të bëjnë të njëjtën gjë, si solidaritet ndaj një akti lufte.

“Shqipëria duhet të refuzojë të luajë kundër Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve! Federata duhet të kishte reaguar në këtë moment njësoj siç kanë bërë Polonia, Zvicra, etj!

Nuk është asnjëherë e bukur të refuzohet një ndeshje futbolli, por në kushte të tilla ekstreme, kur perëndimi solidarizohet për atë që po i ndodh Ukrainës, e shoh të udhës një qëndrim të tillë”, deklaroi Shakohoxha për “Panorama Sport”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %