Shefi ka shok Romeon, punonjësit e ‘call center’ detyrohen të votojnë Donaldin

Koha leximit:46 Second

Të premten bëhet i ditur fituesi i “Big Brother VIP”. Njëri nga katër finalistët do të shpallet fitues i çmimit kryesor , ndërsa tre të tjerët do të fitojnë nga 10 mijë euro.

Donaldi, Beniada, Iliri dhe Einxhel janë katër banorët që po “luftojnë” për çmimin kryesor. E gjatë kësaj jave publiku është duke votuar për të preferuarin e tyre.

Madje ata po marrin mbështetje të madhe edhe nga fytyra publike të njohura. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.

Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin.

Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i ngushtë i Romeos.

Kjo bisedë është publikuar në një nga faqet në Instagram, “Vipat e Bllokut”, po ashtu edhe në shume fanpage që mbështesin Ilir Shaqirin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %