Shoku i ngushtë i Donaldit pranon realitetin: Iliri i meritoi 100 mijë eurot

Koha leximit:1 Minute, 9 Second

Kledi Hysa, një nga ish konkurrentët e “Big Brother VIP” ka folur lidhur me eksperiencën e tij në format, ndërkohë që është ndalur te fitorja e çmimit të madh nga Ilir Shaqiri.

Lidhur me këtë gjë, ai u shpreh se beson që ai ishte konkurrenti më i fortë në shtëpi. Kledi shtoi se mbështeste Donaldin, për të cilin tha se luajti me shpirt duke qenë se me të ka një raport më të afërt, por sipas tij Iliri e meritonte të fitonte.

“Të katërt finalistet kanë bërë lojë fantastike, epse ishte një lojë e vështirë. 135 ditë, ishte shumë. Unë isha aty 50 ditë dhe imagjinoni ata tani. Pra, për ata ka qenë dyfish më e vështirë.

Iliri dhe Donaldi ishin më të fortët, dihej që në fillim. Ishin lojtarët që nuk i kane lënë asgjë mangut njëri-tjetrit. Iliri ishte banori më i fortë në shtëpi, Donaldi nga ana tjetër ishte ai që luajti më me shumë shpirt.

Sigurisht unë isha me Donaldin, jemi miq dhe kemi folur, por e përgëzoj Ilirin sepse e meritonte.”– tha Kledi. Modeli i njohur shton se nuk ka biseduar shumë me Donaldin dhe e ka takuar vetëm nëpër festa.

“Donaldin e kam takuar vetëm te festa e Topit, por do takohemi sërish, por sa të qetësohemi të gjithë nga pak, se kemi nevojë. Do gjejmë kohën të flasim, sepse na ka marrë malli”, -tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %