Shqipëria ka vetëm një pikë karburanti, ku nuk rritet çmimi i naftës

Koha leximit:59 Second

Pothuajse të gjitha pikat e karburantit në Shqipëri kanë rritur çmimet, ndërkohë që janë qytetarët ata që vuajnë pasojat. Rritja është pa kriter dhe abuzive, duke varfëruar xhepat e shqiptarëve

Por në Luz të Vogël një pikë karburanti e ka mbajtur çmimin e naftës të pandryshuar prej disa ditësh. Biznesi është në pronësi të Sami Ajdinit dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Pronari ka vendosur që për të disatën ditë radhazi, ta shesë një litër naftë për 197 lekë të reja, duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve në këto ditë të vështira, ku janë rritur pothuajse të gjitha çmimet.

Ky veprim i Sami Ajdinit është një gjest për t’u marrë shembull edhe nga pronarët e tjerë të pikave të karburanteve, të cilët mund të përpiqen sadopak për të ulur çmimin e naftës dhe për të ndihmuar shqiptarët.

Sami Ajdini me shumë mundësi ka bërë “protestën” më të bukur dhe nga vetë pronarët e pikave të karburanteve. Ai jep një mësim për të gjithë kolegët e tij.

Ndikimi i situatës në Ukrainë ndikoi menjëherë me rritjen e naftës në vendin tonë. Befasi, pasi cmimi nuk ka lëvizur në Ukrainë, por në Shqipëri ka shkaur në stratosferë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %