
Shqiptarët po boshatisin marketet, kërkojnë vetëm 3 produkte!
Kjo që po po ndodh prej 8 ditësh në Ukrainë ka futur botën në një rend të ri. Me të drejtë shumë liderë perëndimorë janë shprehur se pas kësaj e gjithë bota nuk do të jetë më njësoj.
Kriza e çmimeve ka prekur shtetet evropiane, padyshim dhe vendin tonë. Fillimisht rritja e çmimeve u reflektua te nafta.
Këto ditë, për herë të parë nafta ka shkuar në 220 lek/litri në Shqipëri, e më pas te mielli. Në disa qytete, pikat e shitjes me shumicë.
Por edhe ato me pakicë të miellit kanë parë fluks të lartë blerësish, të cilët kanë nxituar të krijojnë rezerva në shtëpitë e tyre. Ne kemi parë nga afër raftet dhe në to kanë mbetur vetëm disa artikuj.
Vaji kërkohet shumë thotë pronarja, kurse sheqerin dhe kripën e blejnë me koli. “Duan shumë dhe miellin me thasë”, na tregon duke bërë me dorë nga raftet ku artikujt e mbetur numërohen me gishta.
Edhe kryeministri Edi Rama e pranoi mbrëmë një një dalje të tij në “Opinion” se për shkak të kësaj situate do ketë rritje çmimesh në Shqipëri.