“Shyqyr e hoqa qafe”, Balina Bodinaku pyetet për Beatrix dhe këngët e Bigut

Koha leximit:51 Second

Opionistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku, së fundmi ka folur për eksperiencën e saj në spektakël.

Ndër të tjera ajo u pyet për problemin që ka patur disa ditë me këngëtaren Beatrix Ramosaj, pas lajmit që doli për mesazhin e shumëkomentuar të gazetares në Instagram.

Ajo tha se nuk ka komunikuar me ish-banoren, duke shtuar se nëse ajo do e dëshironte një gjë të tillë, do e bënte, megjithatë Beatrix nuk ka kërkuar të flasë me opinionisten.

E pyetur se cila këngë i pëlqeu më shumë nga ish-banorët, teksa përmenden Semi, Sabiani, Sheila dhe Beatrix, Balina tha më mirë se mos ta ngacmonin.

“Ee mos më vër në pozitë tani, shyqyr që e hoqa qafe”, deklaroi ajo me qetësinë e saj karakteristike. Duket se e ka një të preferuar. Ndoshta Sheilën, sepse ka qenë një e preferuar e saj.

Problemi i Balinës me Beatrix ndodhi kur ajo i shkroi dikujt një mesazh, duke e informuar se këngëtarja ka një të dashur në Dubai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %