“Si i thuhet në shqip: Ul taksat”, nuk kishte si të mungonte Beatrix Ramosaj sot

Koha leximit:46 Second

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ndërsa ishte brenda shtëpisë së Big Brother, përveç lidhjes me aktorin Donald Veshaj, është komentuar gjithashtu edhe për shumë momente të tjera.

Një ndër këto momente është edhe fraza e njohur “qysh thuhet bukur n’shqip” e thënë nga ajo gjatë qëndrimi të saj në shtëpi.

Menjëherë videoja e saj teksa thotë këtë fjali u ripostua në shumë rrjetet sociale, Instagram dhe Tik-Tok, ku ndjekësit bënë shumë komente.

Por, së fundmi batuta e Ramosajt është parë edhe në portestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Vetë këngëtarja ka ripostuar në Instastory një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet:

“Si i thuhet në shqip: Ul taksat”! Ajo e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilë është një emoji duke qeshur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %