Si ndryshon plakja mes femrave dhe meshkujve?

Koha leximit:1 Minute, 14 Second

Nuk ka më vend për të diskutuar se meshkujt dhe femrat kanë procese të ndryshme plakjeje. Gjenetika, mënyra e jetesës, ushqyerja dhe ambienti ndikojnë tek plakja në përgjegjësi.

Por ajo që ndryshon lidhet me ritmin me të cilin plakja ndodh. Jo vetëm që plakja e meshkujve ndryshon nga ajo e femrave, por efektet që ajo ka tek fiziku dhe psikologjia e tyre ndryshon.

Jetëgjatësia – Është një fakt që tanimë dihet, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt. Gjithçka lidhet me faktin që femrat kryejnë vizita më të rregullta dhe kanë më shumë mundësi që të diagnostikohen nga mjeku i tyre.

Hormonet – Hormone të ndryshme ndikohen nga plakja tek meshkujt, po ashtu edhe tek femrat. Për femrat, estrogjeni dhe plakja janë shqetësime thelbësore, sidomos menopauzës dhe pas saj. Për meshkujt, testosteroni luan rolin dominant në procesin e plakjes.

Plakja e trurit – Meshkujt që janë mbi peshë, të diagnostikuar me diabet apo kanë kaluar një ishemi, janë më shumë të rrezikuar që të vuajnë nga dëmi nervor dhe ai i trurit. Femrat, nga ana tjetër rrezikohen nga dëmi nervor dhe plakja e trurit nëse ato varen nga dikush për të kryer dhe veprimet më të vogla të përditshmërisë.

Analizat shëndetësore – Me kalimin e viteve shumë persona harrojnë që të bëjnë analizat rutinore, diçka që nuk duhet të ndodhë. Por ajo që shumë nga ata që vazhdojnë të bëjnë analiza është se ka lista të veçanta për meshkujt dhe të veçanta për femrat, prandaj këshillohet që të flisni me mjekët tuaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %