Si të parandaloni shqetësimet e stomakut nga vitamina D

Koha leximit:1 Minute, 54 Second

Vitamina D është thelbësore për një sërë funksionesh të trupit tuaj. Ajo ndihmon në forcimin e kockave dhe të muskujve, mbështet sistemin imunitar dhe atë nervor. Prandaj është e rëndësishme që të merrni mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Një nga mënyrat më të thjeshta është duke qëndruar në diell dhe duke konsumuar ushqimet e duhura. Por nëse vazhdoni të keni ende mungesë të saj atëhere në ndihmë vijnë suplementet.

Duhet të dini se suplementet mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera dhe të vjella. Marrja e sasive të tepërta të kësaj vitamine mund të shkaktojë efekte anësore si: të vjella, dobësi, dehidratim, humbje oreksi, kofuzim, urinim i tepërt dhe gurë në veshka.

Për të shmangur këto efekte është e rëndësishme të merrni dozën e rekomanduar ditore. Të rriturit nuk duhet të kalojnë kufirin ditor prej 100 mikrogramësh. Si të parandaloni acarimin e stomakut nga vitamina D? – Ju njohim më poshtë me disa nga faktorët që shkaktojnë shqetësime në stomak dhe si t’i parandaloni ato.

Filloni me doza të vogla – Filloni marrjen e saj me doza më të vogla duke e rritur gradualisht sasinë derisa të arrini dozën e rekomanduar ditore. Kjo rritje graduale lejon stomakun tuaj të përshtatet me vitaminën D dhe mund të parandalojë të përzierat.

Zvogëloni dozën tuaj – Nëse konsumi ditor ju jep sistematikisht shqetësime në stomak, ulni dozën derisa të gjeni një sasi që nuk shkakton të tilla shqetësime.

Merreni suplementin me ushqim – Kjo do të ndihmojë trupin tuaj të përthithë më mirë vitaminën, duke ulur kështu gjasat që të përjetoni shqetësime në organizëm. Ju mund ta merrni atë me vaktin e mëngjesit ose me vaktin e mbrëmjes për të ulur më tej shanset e efekteve anësore.

Shmangni marrjen e suplementeve përpara aktivitetit fizik – Kjo gjë që mund të çojë në mbi prodhim të acidit të stomakut, e cila mund të përkeqësojë urthin ose refluksin.

Hani ushqime me vitaminë D – Nëse jeni duke pyetur veten nëse ka një lloj vitamine D që nuk do t’ju shqetësojë stomakun, përgjigja është ushqimi.Pavarësisht nëse suplementet e vitaminës D ju shkaktojnë dhimbje stomaku ose jo është gjithmonë një zgjedhje e mirë që pjesën më të madhe të dozës tuaj ditore ta merrni nga ushqimet natyrale. Ato mund të jenë: trofta, salmoni, kërpudhat apo qumështi i sojës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %