Sinqeriteti i Big Mamës: “Kur jam duke ecur, burrat ndryshojnë rrugë prej meje”

Koha leximit:54 Second

Disa nga banorët e “Big Brother VIP” ishin së fundmi të ftuar në “Pardon my French”, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Big Mama, e cila së fundmi ishte në Big Brother.

Përpos rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo foli dhe për jetën private. Big Mama tregoi se është beqare dhe se Big Brother i ka sjellë një problem.

Ndoshta edhe e prisnit, por deklarata e saj ishte e qartë: pas “Big Brother VIP” i janë zhdukur të gjitha kërkesat. Këngëtarja shtoi se kur e shohin, burrat ndryshojnë rrugë nga frika.

“Jo, nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas Big Brother VIP më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë”, tha Big Mama duke qeshur.

Arsyeja e shakasë së saj është e kuptueshme. Big Mama gjatë Big Brother pati një problem të madh me Antonelën, një tjetër konkurrente e programit.

Big Mama nuk ia toleroi disa gjeste dhe fjalë bukuroshes nga Shkodra. Kjo bëri që të përfshihej në një bisedë mjaft shqetësuese, e cila përfundoi me largimin e saj nga shtëpia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %