
“S’kam tradhtuar Donaldin, Balina s’më ul dot”, Trixa në gjyq me opinionisten
Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”,
ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.
Ndërkohë një bisedë mes Balina Bodinakut dhe një personi të panjohur është bërë sot publike. Opinionistja e Big Brother kishte thënë se Trixa është me të dashurin në Dubai.
“Sapo më shkroi një e njohur e imja në këtë moment. Punon në agjensi udhëtimesh, më tha që Trixa është me pushime me të dashurin. Se i ka prerë biletat”, – tha ajo.
Trixa ka reaguar në Instagram: “Ti Balina nuk më ul dot vlerat mua. Ka ardhur koha t’i dal Zot vetes sime dhe këtë do të bëj. Të hamendësoh për jetën time, as të influencosh fansat e mi”.