SKY SPORT: “Milani rinis stërvitjet me 4 mungesa, por dy ishin të programuara”

Koha leximit:1 Minute, 20 Second

Pas ditës së pushimit të dhënë dje për kuqezinjtë nga Stefano Pioli, sot skuadra është rikthyer në stërvitje në Milanello. Sipas asaj që ka mbledhur nga informacionet e Sky Sport, trajneri i kuqezinjve është dashur të heqë dorë nga katër lojtarë për seancën e sotme në grup. Tre prej tyre bënë punë individuale dhe të personalizuara!

Duke nisur nga i pari, Olivier Giroud, i cili doli me kemben e care nga ndeshja e madhe ndaj Napolit, kreu një seancë shkarkimi në palestër.

Sulmuesi francez, i cili ishte vendimtar mbrëmjen e së dielës, me siguri do të duhet të rikuperojë energjinë dhe frymëmarrjen. Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, ai kishte pesuar edhe një ndrydhje në kyçin e këmbës dhe një prerje të bukur në pulpe.

Asgjë serioze për sulmuesin dhe për këtë arsye ai pritet të kthehet në grup në ditët në vijim. Siç ishte planifikuar, Zlatan gjithashtu u stërvit në palestër.

Ibrahimovic, pavarësisht se është kthyer në fushë ndaj Napolit (në minutat e fundit të ndeshjes), është rikthyer sot për t’u stërvitur në palestër, duke bërë një punë të personalizuar.

Suedezi ishte rikuperuar së fundmi nga dëmtimi i tendinit të Akilit, por duket se duhet pak kujdes. Sa i përket Alessio Romagnolit, ai u stërvit sot në fushë por i vetëm.

Seance e personalizuar edhe për kapitenin, i cili tashmë duhet të rikuperohet nga lëndimi i lehtë që pësoi në Kupën e Italisë kundër Interit.

Puna e rikuperimit vazhdon gjithashtu për Tiemouè Bakayoko. Mesfushori francez u rikuperua nga një dëmtim muskulor javën e kaluar në stërvitje, dhe tani po ndjek trajtimin për t’u rikuperuar nga lëndimi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %