Sondazhi i 14 shkurtit: 1 në 3 anglezë janë të dashuruar pas këngëtares shqiptare

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Në Britani është bërë një sondazh për mbrëmjen e Shën Valentinit dhe këngëtarja është shpallur si gruaja me të cilën shumica e meshkujve do të donin ta kalonin këtë natë.

Artistja shqiptare krahas talentit në muzikë shquhet edhe për bukurinë, fizikun dhe stilin që ka. Ajo është përmendur nga 35% e britanikëve nga një sondazh i realizuar nga prestigjozja “The Sun”, të cilët janë pyetur se me kë do të donin të kalonin natën e Shën Valentinit.

Nga ana tjetër, Idris Elba, është mashkulli i preferuar në krevat për ditën e të dashuruarve me rezultatin 28%. Ylli i dramës kriminale “The Wire dhe Luther”, mori 28% të votave, ndërsa David Beckham, 25%.

Ndër të tjera nga sonazhi u zbulua se një në pesë persona mendon të shkojë në shtrat me një ish të dashur këtë vit, dhe një e katërta prej të pyeturve janë dakord për një marrëdhënie “friends with benefits”.

Eshtë krenari kur kupton se më shumë se 1/3 e popullsisë angleze preferon një shqiptare për ditën e Dashurisë. Kjo tregon se Dua Lipa vijon të jetë trend.

Këngëtarja shqiptare ka rekorde të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës prej disa vitesh. Ajo qëndron on top dhe nuk ka ndërmend të zbresë poshtë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %