Sondazhi i Ermal Mamaqit nxjerr fituesin e Big Brother VIP, ka befasi

Koha leximit:53 Second

Me datë 18 shkurt është finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’. Finalistët janë Iliri, Beniada, Donaldi dhe Einxhel. Vetëm njëri prej tyre do shpallet fitues i çmimit të madh, por cili do të jetë ai?

Për këtë mund të shihni rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer në uebsajtin Xing të Ermal Mamaqit. Në një sondazh janë përfshirë 4 emrat finalistë dhe shqiptarët kanë dhënë votat e tyre.

Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se dy finalistët big janë Donaldi dhe Iliri. Ata kanë të njëjtën përqindje votash, të paktën deri më sot.

Pas tyre renditet Beniada, e ndjekur nga Einxhel. Pra, mund të themi se largimin e parë në finale e kuptuam me këtë sondazh: do jetë Einxhel.

Donaldi dhe Iliri kanë rezultuar dy hite në Big Brother VIP. Aktori nga Vlora ka shtuar shikueshmërinë me historinë e tij të dashurisë me Beatrix dhe ndarjen nga Bora Zemani.

Ndërkohë, balerini i njohur shqiptar ka një bagazh të shkëlqyer dhe ka bërë lojë të zgjuar. Ai i ka shtuar vlera lojës së Big Brother. Fitoftë më i miri!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %