Vjehrra imponon prezencën e saj gjatë lindjes. Nusja nuk pranon, burri mban anën e mamasë: përgjigja e nuses brilante

Koha leximit:1 Minute, 31 Second

Historinë e ka treguar vet e reja, 30 vjeçarja që ishte martuar me të birin e gruas që donte të futej në proçesin e lindjes.

30-vjeçarja dhe partneri i saj, 33, janë në pritje të një djali dhe së fundmi janë ftuar në darkë nga nëna e tij, e cila kishte “një kërkesë të rëndësishme” për të bërë. Gjatë mbrëmjes, vjehrra ka shprehur dëshirën që në momentin e lindjes së nipit të jetë në sallën e lindjes. “U trondita vërtet nga kjo kërkesë – tha e reja – mendova se ishte diçka që kishte të bënte me markën e pelenave për të blerë. Unë iu përgjigja se më vjen keq por në dhomën e lindjes do të ishin vetëm burri dhe nëna ime”, tregon 30 vjeçarja.

Por vjehrra nuk e mori mirë: në fillim u duk se e kuptoi, por më pas iu kthye bisedës. “Unë jam gjyshja e fëmijës si dhe nëna jote – i tha ajo nuses – dhe dua të kem mundësinë të ndihmoj dhe të shoh momentet e para të jetës së nipit tim”.

“Mirë, do të kesh mundësinë të qëndrosh në sallën e lindjes kur të jetë djali yt ai që lind”. Shakaja la pa fjalë burrin dhe vjehrrën. Rrugës së kthimit për në shtëpi, burri mori mbrojtjen e nënës së tij: “Çfarë dreqin të bëri të mendosh se ishte një ide e mirë t’i përgjigjesh asaj ashtu?” i tha ai.

Me pak fjalë, çështja ka degjeneruar në sherr dhe bashkëshorti tha se nëse nëna e tij nuk futet në sallën e lindjes, as ai nuk do të jetë i pranishëm në lindjen e fëmijës.

“Lindja e fëmijës nuk është një sport për t’u parë me fansa. Një burrë që dëshiron të marrë me vete mamin e tij në një situatë të tillë nuk është gati të përballet me një martesë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %