Supa e “të varfërve” që shëron disa sëmundje, përdoret edhe nga VIP-at

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë në fëmijërinë e tyre supën nga kockat e këmbëve të viçit ose nga eshtrat e pulës. Përveç se është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo ju mbron nga një numër i madh sëmundjesh.

Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.

supa me kockaMund të duket e thjeshtë dhe është konsideruar si “supa e të varfërve” për shkak të përbërësve të thjeshtë që mbart, por kjo supë ju mbron të gjithë organizmin.

Ajo forcon sistemin imunitar, e bën trupin më të fortë dhe lufton të gjitha infeksionet e bakteret që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve.

Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium. Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur.

Ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qënë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %