“Superliga thjesht dëshiron të zëvendësojë monopolin e UEFA-s dhe kaq. Mos i besoni atyre kur thonë se…”

Koha leximit:1 Minute, 13 Second

Gazetari Mario Sconcerti ka reaguar per TMW Radio ne lidhje me idene e Super League, e rindezur nga deklaratat e mbajtura nga Andrea Agnelli:

“Kërkojnë avantazhin e tyre! Nuk bëjnë të mirën e futbollit por të tyren. Duke vendosur në bazën e gjithçkaje 12 klube, cili është avantazhi i të tjerave?”

“Eshtë e vërtetë! Fitojnë gjithmonë të njëjtat dhe avantazhet ekonomike janë gjithmonë të njëjtat. Lëvizja e re është ajo për të krijuar një antagonizëm mes UEFA-s dhe Super League.

Askujt si plas shumë për UEFA-n. Askush nuk është kundër Super League sepse është kundër UEFA-s në këtë rast.

Duam që të qëndrojnë rregulla sportive për të cilat jemi të gjithë të barabartë në fillim. Ku është ligji i sportit në Superligë? Kjo thjesht dëshiron të zëvendësojë monopolin e UEFA-s dhe kaq.

A është ky nje Champions League e re? Do t’i jepet mundesi skuadrave te tjera për t’u bashkuar dhe si do t’i jepet? Sa skuadra do te mund te marrin pjese dhe me cilat kritere?!

Superliga anulon mundësitë konkurruese të dhjetëra e dhjetëra qyteteve europiane për të pasur skuadrat e tyre në një turne madhështor.

Agnelli më pas kujton një fakt: nuk ishte UEFA që ndaloi Superligën, por klubet, njerëzit, lojtarët, tifozerite…

Më pas te na shpjegoje ai qe prej më shumë se dhjetë vitesh ka qenë një nga gurët e themelit të futbollit italian dhe europian, pse futbolli nuk është më i menaxhueshëm për shkak të borxheve”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %