Categories
Këshilla

Zbulohen eshtrat e “gruasë së parë”, ndryshon historia botërore!

Është zbuluar në një ishull në Indonezi ADN -ja e paprekur e një gruaje të re të quajtur Bessé e cila ka jetuar 7300 vjet më parë. Bëhet fjalë mbetjet e para njerëzore të kulturës së lashtë dhe misterioze Ptoleane.

Studimet mbi mbetjet, të koordinuara nga Instituti Max Planck dhe Universiteti Australian Griffith dhe botuar në Nature, kanë nxjerrë në pah lidhjet gjenetike befasuese si me të ashtuquajturit Devonianë ashtu edhe me Aborigjenët Australianë, duke shtuar kështu pjesë të reja për rindërtimin e migrimeve të njerëzve të lashtë.

Mbetjet ishin zbuluar në vitin 2015 brenda shpellës Leang Panninge në ishullin e madh Sulawesi, ku shumë dëshmi të një popullsie të lashtë dhe pak të njohur të gjahtarëve-grumbulluesve janë gjetur gjithashtu gjatë viteve.

“Kjo është hera e parë që ADN e lashtë njerëzore është gjetur në këtë rajon,” shpjegoi Adam Brumm nga Universiteti Griffith. Temperaturat dhe lagështia janë elementë që çojnë në një degradim të shpejtë të të gjitha molekulave organike, por falë teknikave të reja të sofistikuara studiuesit mundën të lexonin fijet gjenetike dhe të rindërtonin origjinën e Beses, si dhe të identifikonin marrëdhëniet me grupet e tjera njerëzore.

Rezultatet tregojnë lidhje të forta me njerëzit e parë modernë që ishin përhapur në Oqeani nga Eurazia gati 40,000 vjet më parë dhe sikurse edhe te vendasit australianë, janë shfaqur gjurmë të ADN -së Denisovane, një grup njerëzor arkaik.

“Fakti që gjenet e tyre gjenden në gjahtarët-mbledhës të Leang Panninge, mbështet hipotezën tonë të mëparshme se Denisovasët zinin një zonë shumë më të madhe gjeografike”, tha Johannes Krause, nga Instituti Max Planck. Nga ana tjetër, studiuesit janë të befasuar nga prania e gjenomeve të lidhura me disa popullata aziatike.

“Një surprizë sepse ne e dimë se përhapja njerëzore nga Azia në këtë rajon ndodhi shumë më vonë, vetëm 3.500 vjet më parë,” shtoi Krause. “Kjo pjesë e re e enigmës gjenetike të Leang Panninge demonstron se sa pak dimë për historinë gjenetike të njerëzve modernë në Azinë Juglindore”, përfundoi ai.

Categories
Këshilla

Çfarë e shkakton urinë e vazhdueshme? Shkrim interesant

A jeni gjithmonë të uritur apo shpesh mendoni për ushqim? Emocionet si stresi, ankthi, mërzia mund të nxisin një dëshirë të vazhdueshme për ushqim: është e ashtuquajtura uria nervoze.

Emocionet mund të çojnë në dëshirën e pakontrollueshme për ushqim. Ankthi, mërzia, trishtimi, shqetësimi, mund të kërkojnë kompensim në kërkim të vazhdueshëm për diçka jo të shëndetshme për të ngrënë.

Por, shkaqet nuk janë vetëm psikologjike: nëse ndiheni të pangopur, kjo mund të varet edhe nga ADN-ja juaj. Njohja e shkaqeve bën të mundur menaxhimin më të mirë të problemit dhe veprim më efektiv për të “shuar” urinë e vazhdueshme.