Categories
Shëndeti

Këshillat e duhura për të gjithë burrat, prostati akut dhe kronik; Detajet dhe trajtimi

Prostatitet janë sëmundje të infeksionit të gjendrës së prostatës që prekin rreth 38% të burrave të moshës seksualisht aktive. Faktorë predispozues mendohet se janë infeksionet e vijave të poshtme urinare (cistitet dhe uretritet), ulja e imunitetit, stresi si edhe traumat lokale.

Sëmundja mund të shfaqet me disa shenja klinike, që mund të jenë: Dhimbjet: jane karakteristike në infeksionet e prostatës dhe shpesh herë bëjnë që të drejtohet pacienti tek mjeku si edhe e bën këtë të fundit që të orientohet për diagnozën e prostatitit. Dhimbje në një apo edhe në të dy testikujt. Ndjenje rendese ne zonen Perineale (nga Testikujt deri ne Anus).

Dhimbje ne rrezen e kofsheve. Djegie ne majen e uretres, gjate dhe pas urinimit. Dhimbje ne pjesen e poshteme te barkut me ndjenjen e zbrazjes jo te plote te urines. Çrregullime te sferës seksuale: Vihen re me shpesh ne te semuret me fenomene te Prostatitit Kronik prej disa vitesh, qe bejne fenomene te rishfaqjeve te perseritura.

Kjo zgjatje ne kohe e semundjes i ben shumicen e pacienteve te kene gjendje ankthi dhe, qe shpesh here drejtohen tek neurologu. Kane nje ulje te deshires seksuale. Ereksion te dobesuar. Mund te kene shenja gjaku ne sperme. Ejakulacion te hereshem.

Çrregullimet urinare: Mund te jene prezente edhe ne te semure me Hipertrofi Benigne te Prostates, po ashtu edhe ne te semure qe vuajne nga Prostatiti. Diferenca eshte se kjo shenje eshte me e voneshme ne te semuret me HPB dhe e menjehereshme ne te semuret me Prostatitis. Mund te kene nderprerje gjate aktit te urinimit.

Urinime te shpeshta me sasi te paket urine. Urinim me pika ne fund te urinimit. Ndjenja te shpeshta urinimi gjate nates. Ulje te forces se sasise te urines se nxjerre. Ndjenja e zbrazjes jo te plote te fshikezes se urines. Pamundësi riprodhuese: Pacientet qe vuajne per nje kohe te gjate nga ky grup smptomash, zakonisht arrijne edhe ne nje ulje te aftesise riprodhuese.

PROSTATITET mund të manifestohen në dy forma: 1. PROSTATITI BAKTERIAL AKUT – Prostati bakterial akut fillon menjehere me temperature te larte per disa dite, me ethe, me dhimbje perineale dhe skrotale, me dhimbje mesi, me crregullime te renda urinare.

I semuri duhet te dejtohet tek mjeku, i cili me ane te eksplorimit rektal, ne keto raste konstaton se gjendra e prostates eshte e fryre, e zmadhuar, e nxehte, e bute ( fluktuante ) dhe shume e dhimbeshme ne prekje.

Zakonisht keta paciente referojne per nje histori te gjate te shenjave klinike dhe qe ne nje moment te caktuar e ne menyre te papritur, i jane cfaqur edhe shenjat e mesiperme. Mendohet se prostatitet jane semundje qe shkaktohen nga agjente mikrobiale, por qe keto mikrobe jo gjithnje mund te konstatohen nga ekzaminimet laboratorike mikrobiologjike.

Trajtimi – Mjekimi duhet te zgjidhet nga specialisti urolog sikurse edhe koh-zgjatja e tij. Mjekimet duhet te pasohen nga i semuri, duke permiresuar stilin e jeteses, shoqeruar me nje diete te shendeteshme dhe te ekuilibruar. Duhet te beje nje jete seksuale te rregullte (të mbrojtur), pa perioda te gjata abstenimi.


Te kufizoje disa produkte ushqimore si cokollatat, vezet, frutat e thata, djatherat, etj. Te kufizoje pijet si kafeja, caji, pijet e gazuara si edhe ato alkoolike. Gjate dites duhet te pihen ne menyre te fraksionuar lengje (kryesisht uje) se paku 2 deri ne 3 litra, duke mos i perdorur keto 3 deri ne 4 ore perpara se te bihet ne shtrat per te fjetur.

Te merren masa per te evituar kapsllekun, duke perdorur nje diete te pasur me fibra si edhe duke praktikuar nje aktivitet fizik te rregullte dhe jo te sforcuar. Te nderpritet pirja e duhanit, sepse nikotina eshte irituese per fshikezen e urines. Ne persona obeze, renia ne peshe, shpesh here permireson kuadrin klinik. Shume e rendesishme eshte qe pacienti te degjoje dhe te respektoje keshillat e mjekut te familjes, apo te specialistit urolog, qe ndjek kete semundje inflamatore.

2. PROSTATITI BAKTERIAL KRONIK – Prostatiti bakterial kronik eshte nje patologji qe haset ne shume paciente, qe kane nje infeksion te gjendres se prostates dhe te vezikulave seminale. Zakonisht jane konstatuar me shpesh bakteriet si Escherichia Coli ( gram-negativ ), Enterococcus Faecalis ( gram-pozitiv ), Staphylococcus Epidermidis (gram-pozitiv).

Trajtimi – Pasi pacienti te kete bere disa ekzaminime mikrobiologjike (mbjellje te urines apo te materialit spermatik), per te individualizuar agjentin mikrobial, duhet te filloje trajtimi me antibiotike, se paku per 30 dite shoqeruar edhe ne kete rast me produkte alfa-litike, anti-inflamatore, multivitamina, fermente laktike, etj.

PROSTATITI KRONIK ABAKTERIAL Prostatiti kronik abakterial vihet re me rralle. Keta te semure zakonisht: Kane dhimbje kronike te dyshemese pelvike dhe spazma te muskujve elevator ani. Kane veshtiresi ne urinim si edhe fluksin e urines se nxjerre e kane te dobet. Ne ekzaminimin rektal, pacienti ka dhimbje te forte ne prekje te prostates, por vetem ne nje ane. Edhe zona per rreth anusit eshte e dhimbeshme.

Trajtimi – Menyrat e trajtimit te kesaj forme jane akoma te diskutueshme, por keta te semure mund te lehtesohen me ane te: Nje jete te rregullte dhe me diete korrekte. Nga ana mjeksore mund te perdoren miorelaksante, antidepresive jo hipnotnotike, alfalitike si edhe medikamente kunder dhimbjeve. Masazhi manual te prostates, etj.

Këshilla per pacientët me prostatit kronik dhe akut. Dieta – Te konsumohen ushqime te ngrohta dhe ne orare te rregullta. Te eliminohen, ne perioden akute, ushqimet pikante dhe mishi i derrit, pijet alkoolike, rrushi, domatet si edhe ushqime te tjera qe mund te acidifikojne urinen si cokollatat, te konservuarat, speca djegese, qepet, lule lakra, brokoli si edhe pije te gazuara.

Stili i jetës – Te evitohen sportet, qe potencialisht mund te traumatizojne gjendren e prostates si edhe bicikleta, motocikleta, kalerimi. Te behen shetitje dhe te praktikohen aktivitete sportive relaksuese si noti, vrapime te lehta, gjimnastike per relaksimin e trupit, etj.

Te evitohen aktivitetet sedentare apo ne pozicion te ulur si p.sh. udhetimi me makine per nje kohe te gjate. Te behet kujdes per higjenen personale dhe ate intime, sidomos per ata qe vuajne nga hemorhoidet, duke marre terapi mjeksore per kurimin e tyre. Te behet nje aktivitet i rregullt seksual ( i mbrojtur ) pa abuzime, duke evituar periodat e gjata te abstinences. Te mos vishen biankeri dhe pantallona shume te ngushta.