Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Këto dy ushqime ju ndihmojnë për forcimin e imunitetit

Pandemia i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e forcimit të imunitetit dhe të ushqyerit e shëndetshëm. Kjo vlen për të gjithë pas dy muajsh në karantinë ose me kufizime lirish.

Për të pasur imunitet më të forcuar duhet një dietë që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak. Hiqni ndjeshmërinë ndaj ushqimit dhe shtoni ushqime që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve, sepse 70 deri në 80 për qind e sistemit imunitar është në zorrë.

Anila Kalleshi ju sugjeron që të shtoni ushqime të pasura me antioksidantë, të keni rutinë të shëndetshme në mëngjes dhe të filloni mëngjesin tuaj me një gotë ujë të vakët.

Për mëngjes, sugjerohet një kombinim i karbohidrateve komplekse dhe proteinave me yndyrna, sepse funksionon më së miri për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Uroj që të lexoni edhe postimet e tjera që kam shkruar këto ditë për këtë temë. Nëse po, do të isha shumë e lumtur. Pres sugjerime dhe reagime të tjera prej jush gjithashtu.

Nëse keni ndonjë pyetje, shkruani një koment ose mesazh në dy faqet e mia zyrtare në rrjetet sociale.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi: Nëse keni probleme me veshkat, kjo është dieta e duhur

Sëmundja kronike e veshkave (SKK) prek >10% të popullsisë së rritur. Çdo vit, afërsisht 120,000 amerikanë zhvillojnë sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare dhe fillojnë dializën, e cila është e kushtueshme dhe e shoqëruar me dëmtime funksionale, cilësi më të keqe të jetës në lidhje me shëndetin dhe shkallë të lartë të vdekshmërisë së hershme, që tejkalon 20% në vitin e parë.

Mjekët nefrologe synojnë të zbatojnë strategji që zvogëlojnë barrën e dëmtimit të mëtejshëm të veshkave duke ngadalësuar përparimin e SKK dhe duke kontrolluar azoteminë pa dializë. Ndërhyrjet dietike pragmatike mund të kenë një rol në përmirësimin e rezultateve të SKK dhe parandalimin ose vonimin e fillimit të dializës.

Dëshmitë sugjerojnë se një dietë e përqendruar te pacientët me proteina të ulëta (PLADO) prej 0,6-0,8 g/kg/ditë e përbërë nga >50% burime me bazë bimore, e administruar nga dietologë të trajnuar për kujdesin ndaj SKK jo-ne dializë, është premtuese dhe në përputhje me ushqimin e saktë.

Premisa shkencore e PLADO buron nga vëzhgimet se dietat me proteina të larta me konsum të lartë të mishit jo vetëm që rezultojnë në rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe në incidencë më të lartë të SKK dhe progresion më të shpejtë të CKD për shkak të rritjes së presionit intraglomerular dhe hiperfiltrimit glomerular. Marrja e mishit rrit prodhimin e produkteve përfundimtare azotike, përkeqëson ureminë dhe mund të rrisë rrezikun e kapsllëkut me hiperkaleminë që rezulton nga marrja tipike e ulët e fibrave.

Një dietë mbizotëruese me bimë, e pasur me fibra dhe me pak proteina mund të çojë në ndryshime të favorshme në mikrobiomën e zorrëve, të cilat mund të modulojnë prodhimin e toksinave uremike dhe të ngadalësojnë përparimin e SKK-së, së bashku me reduktimin e rrezikut kardiovaskular.

PLADO është një dietë e shëndetshme, e sigurt, fleksibël dhe e realizueshme për zemrën, e cila mund të jetë pika qendrore e një strategjie konservatore dhe ruajtëse të menaxhimit të CKD që sfidon paradigmën mbizotëruese të përqendruar te dializa.

Categories
Lajme

Kura me lëngun e bamjes: Përdoreni kundër diabetit, kolesterolit dhe për veshkat

Lëngu i bamjes dhe vetë kjo perime konsiderohet jetësore kundër një sërë sëmundjesh. Ky lëng është veçanërisht efikas në trajtimin e diabetit, kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të veshkave. Kjo perime e veçantë ofron mijëra përfitime shëndetësore.

Sipas të dhënave, një gotë me lëngun e bamjes ofron 2 gramë proteinë, 21 miligramë vitaminë C, 80 mikrogramë folat, 3 gramë fibër, 7.6 gramë karbohidrate. Mënyrat e konsumit të bamjes janë të larmishme. Bamja mund të skuqet, zihet, kavërdiset por edhe të bëhet turshi.

Nëse konsumoni bamje rregullisht, mund të mbani kolesterolin në nivele të shëndetshme, tregojnë te dhënat. Bamja ka aftësinë të ulë nivelin e sheqerit në trup. Bamja ul nivelin e glukozës që merret nëpërmjet ushqimit dhe ndikon në shëndetin e sistemit tretës. Fibra që gjendet tek bamja ndihmon në lëvizjen e zorrëve dhe parandalon fryrjet, konstipacionin por edhe diarenë.

Bamja ndihmon në zbutjen e simptomave të azmës dhe fuqizon sistemin imunitar me vitaminë C dhe antioksidantë. Bamja është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të veshkave. Lexoni më poshtë, rekomandimet për përdorimin e ujit të bajmeve.

Si të përgatisni Lëngun e bamjes? E nisim me përbërësit: 4 bamje të freskëta të lara dhe një filxhan çaji me ujë. Përgatitja: Hiqni majën dhe bishtin e bamjeve, pastrojini me kujdes dhe vendosini ato në ujë ne një enë. Mbajini bamjet në ujë për gjithë natën. Shumica e ushqyesve të bamjes të cilët gjenden tek lëkura dhe farat do të përthithet nga uji.

Lëngun pijeni në mëngjes me stomak bosh, pothuajse 30 minuta përpara se të hani vaktin e parë të ditës. Pijeni këtë lëng çdo ditë për një javë dhe do të vëreni përmirësimet në shëndetin tuaj. Përgatiteni çdo darkë në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat. Këtë kurë mund ta përsërisni një herë në muaj.

Categories
Këshilla

Si ta dalloni mjaltin e vërtetë nga ai me hile? Jua tregon Anila Kalleshi

Mjalti, ai i miri dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët. Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta. Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Këshilla për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso. Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme.

Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë. Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.
Kujdes me etiketën

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës-mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.

Categories
Dieta

Dieta fantastike me kos nga Anila Kalleshi, humbni 4 kile shumë shpejt

Dieta me kos është një nga dietat e forta javore, e cila realizon një rënie në peshë mbresëlënëse deri në 4 kg në javë. Dieta me kos është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate.

Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyes për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur dhe në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive. Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave.

Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara. Recetat e sallatave janë ndërtuar me shumë pak vaj ulliri. Rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë, si dhe të kryeni aktivitete fizike për rezultate sa më të mira.

Dita e parë – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier. Darka: 200 gr fileto pule. Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate. Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale. Para gjumit: Një gotë kos.

Dita e tretë – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse. Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile. Para gjumit: Një banane.

Dita e katërt – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë). Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle. Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: 50 gr oriz. Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse. Para gjumit: Një thelë shalqi.

Dita e gjashtë – Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë. Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale. Darka: Perime të pjekura në zgarë. Para gjumit: Një thelë pjepër.

Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj. Pasi e realizuat dietën, kaloni gradualisht në recetat e personalizuara, duke pasur kujdes që të mos abuzoni me sasinë, pasi kilet që keni humbur mund t’i zëvendësoni sërish me shpejtë

Categories
Lajme

Mbani dietë dhe nuk dobësoheni? Problemin jua gjej unë: është mëngjesi

Mund të jeni duke u përpjekur shumë për të rënë në peshë, por sërish ndjeni që s’po ja dilni. Pse? Për shumë arsye, por ndoshta sekreti qëndron tek gabimet që bëni me mëngjesin.

1.Nuk e hani mëngjesin për të kursyer kalori – Të mos hash mëngjes mund të duket si një mënyrë e mirë për të shkurtuar kaloritë nga dieta juaj, por në fakt kjo është një grackë që na bën të shtojmë akoma më shumë në peshë.

Disa studime thonë se njerëzit që anashkalonin vaktet e paradites janë më të prirur të hanë më shumë në vaktet e tjera. Kjo do të thotë se, nëse nuk ke ngrënë mëngjes, sapo të shohësh një ushqim hiperkalorik truri dhe trupi nisin të punojnë në gjendje urie dhe është thuajse e pamundur të rezistosh pa e ngrënë, madje në sasi shumë më të mëdha se normalisht.

2.Hani ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate – Mund t’ju duket se një briosh ose një petull e ëmbël ju jep energji në mëngjes, si edhe ua ëmbëlson kafenë, por këto ushqime mbajnë më tepër sheqer sesa duhet të hamë gjatë gjithë ditës.

Një grua duhet të konsumojë e shumta 24 gramë sheqer në ditë (6 lugë çaji), ndërsa një ëmbëlsirë mëngjesi përmban 44 gramë. Megjithatë nuk keni përse e evitoni tërësisht sheqerin në mëngjes. Një copë çokollatë e zezë është shumë e këshillueshme në mëngjes!

3.Ushqeheni shëndetshëm, por i lini pa ngrënë disa ushqime – Mund të hani vezën e të pini qumështin, por nuk kujdeseni të merrni sasinë e duhur të vitaminave që vijnë nga frutat e perimet. Këshillohet të konsumojmë 2 kokrra prej frutave të stinës, dhe 3 prej perimeve. Për shembull, në verë mund të konsumoni pjeshkë, ndërsa në vjeshte hurmë, mollë apo shegë. E njejta gjë edhe për perimet. Frutat e perimet mund t’i përzieni bashkë edhe në një vakt të shëndetshëm smoothie, sipas shijeve që preferoni.

4.Hani një mëngjes më të lehtë se vaktet e tjera – Për shkak të kohës, shpesh detyrohemi të hamë diçka të vogël përpara se të dalim me vrap, dhe të shtojmë sasinë në vaktet e tjera. Por shprehja “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ, dhe darkën si një i varfër”, është shumë e vërtetë kur vjen fjala për të ruajtur linjat trupore, por edhe shëndetit në organizëm.

Edhe nëse në tërësi të ditës hani të njejtën sasi kalorish, kur ato janë më të mëdha në vaktet e pasdites, prireni për të shtuar më shumë në peshë. Darka nuk duhet të përmbajë kurrë 2-fishin e kalorive të mëngjesit.

Categories
Shëndeti

Këshillat e Anila Kalleshit: Këto janë 7 ushqimet më efektive për djegien e dhjamit

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë se si të rrisni metabolizmin tuaj, ju mund ta arrini këtë edhe duke mos shkuar në palestër, por duke kontrolluar ushqimet që konsumoni. Disa produkte ushqimore që ne konsumojmë në dietën tonë të përditshme kanë disa enzima të cilat rrisin funksionin e tiroides duke nxitur sistemim e trupit tonë për të bërë një detox të natyrshëm.

Duke filluar nga avokadot, ushqimet të cilat rrisin metabolizmin tonë dhe shkrijnë dhjamin janë tepër të rëndësishme për ndërtimin e masës muskulore, reduktimin e dëshirës për të ngrënë dhe humbjen e peshës. Me këto ushqime ju do të digjni kalori edhe ndërkohë që jeni duke ngrënë. Këto ushqime përveçse largojnë dhjamin e tepërt në trupin tonë janë edhe të shijshme dhe të dëshirueshëme nga të gjithë ne. Konsumimi i tyre i përditshëm do të jap një rezultat befasues.

1-Avokado – Ajo është e pasur me yndyra të mira të cilat djegin dhjamin. Pikërisht këto yndyra djegin dhjamin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si një burim i madh energjie për trupin tonë.

Avokadot përmban gjithashtu edhe një sheqer, i cili bën të mundur lirimin e insulinës dhe nxit absorbimin e kalciumit, dy funksione kryesore për humbjen e dhjamit. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë të dhe vitamina për të cilat trupi jonë ka nevojë.

Sipas një studimi të botuar në “Journal of Nutriton’, pjesëmarrësit që hëngrën vetëm gjysmën e një avokadoje në drekë, u raportua se 40% prej tyre kishin humbur dëshirën për të ngrënë për orë të tëra.

2-Çaji jeshil – Ju mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj duke pirë çaj jeshil. I pasur me ushqyes të shumtë dhe me një përmbajtje të ulët kafeine, çaji jeshil rrit funksionin e trurit, uljen e dëshirës për ushqim dhe djegien natyrale të yndyrës. Çaji jeshil është provuar gjithashtu se mund të ulë rrezikun e kancerit. 4 gota çaji jeshil në ditë është e mjaftueshme për të rritur metabolizmin.

3-Veza – Ajo është e pasur me Omega-3 të cilat zvogëlojnë natyrshëm yndyrat e barkut. Një proteinë prekte, por gjithashtu vezët përmbajnë edhe 9 aminoacide thelbësore dhe yndyra të mira të cilat zvogëlojnë natyrshëm inflamacionin duke shtypur prodhimin e enzimave që shkaktojnë kërce në trup. Sigurohuni që jeni duke përzgjedhur vezë të mira dhe jo nën ndikimin hormoneve artificiale, perfekte janë vezët e freskëta të fermave.

4-Gjalpi indian – Gjalpi është në krye të listës sonë të ushqimeve të shëndetshme megjithëse kjo është e habitshme. Ai tretet shumë shpejt dhe përmban shuam vitamina A, D, E dhe K. Gjithashtu përmban edhe acid lionelik dhe omega-6, të cilat përmirësojnë masën e trupit tonë. Shtimi i gjalpit indian në rutinën tonë të përditshme mund të rrisë humbjen efektive të peshës. Ju kujtojmë se përveç të tjerave ai është edhe shumë i shijshëm.

5-Grejpfruti – Një dozë grejpfruit çdo ditë zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë. Ai rekomandon përdorimin e lëngut të grejpfruitit për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak, duke kompensuar insulinën dhe duke ulur dëshirën për të ngrënë. Ky lëng është i pasur me fibra të tretshme dhe zvogëlon oreksin tonë nëse e konsumojmë para buke.

6-Bishtajoret – Prania e bishtajoreve në dietën tonë është një detox natyral për trupin tonë dhe djeg dhjamin e tepërt. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash distike dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E dhe përmbajnë minerale të fuqishme si kalciumi, kaliumi dhe hekuri. Ato janë gjithashtu dhe një burim i madh i vitaminës B2, që ndihmon në rritjen e fuqisë tretëse.

7-Patatja e ëmbël – Ato janë një nga ushqimet më të mira natyrore anti-inflamatore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra dietike dhe me një përmbajtje të koncentruar të vitaminave dhe mineraleve. Ato përmbajnë vitaminën B6 dhe C së bashku me beta-karoten, si dhe mangan. Disa studime kanë arritur në përfundimin se patatet e ëmbla nxisin hormonet për të tretur yndyrën në trupin tonë.

Categories
Lajme

Ç’do ndodhë me trupin, nëse filloni të pini majdanoz me limon dhe mjaltë

Majdanozi është një bimë aromatike që e përdorim shpesh në gatimet tona, por ka edhe veti mjekësore. Ne mund të përfitojmë nga shumë nga këto veti duke bërë një ekstrakt (çaj) me gjethet e tij. Le të shohim disa nga këto veti:

Parandalon formimin e tumoreve – Myristina është një substancë natyrale që gjendet në gjethet e majdanozit. Është gjetur të jetë efektiv në parandalimin e përhapjes dhe rritjes së tumoreve të stomakut dhe mushkërive.

Në një studim të efektit të vajit të gjetheve të majdanozit në rritjen dhe onkogjenezën tek minjtë, myristicina u zbulua se ishte efektive në reduktimin e përhapjes dhe rritjes së tumoreve të stomakut dhe mushkërive.

Trajton dëmtimet nervore – Dëmtimi nervor mund të shkaktohet nga neurotoksiciteti. Për ata që nuk e dinë, neurotoksiciteti i referohet dëmtimit të sistemit nervor në tru ose në pajisjet periferike, të shkaktuara nga substanca toksike si pesticidet dhe metalet e rënda.

Këto toksina ndërhyjnë dhe ndikojnë në aktivitetin e sistemit nervor në një mënyrë që mund të degjenerojë ose dëmtojë nervat. Nga ana tjetër, nervat janë indi që është i nevojshëm për transmetimin dhe përpunimin e informacionit dhe stimujve në tru, si dhe në zona të tjera periferike të sistemit nervor.

Bazuar në sa më sipër, sipas gjetjeve të një studimi, pija e majdanozit u zbulua si një faktor efektiv në përmirësimin dhe trajtimin e simptomave të shkaktuara nga neurotoksiciteti. Në këtë studim, studiuesit zbuluan se minjtë e helmuar me kadmium (një nga metalet e rënda) treguan përmirësim të ndjeshëm kur iu dha lëng majdanozi.

Redukton inflamacionin – Inflamacioni është shkaktari kryesor i sëmundjeve kronike si artriti, përdhes dhe osteoartriti. Për fat të mirë majdanozi mund të ndihmojë shumë në trajtimin e tyre.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, majdanozi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të proteinës CRP (Proteina C-Reaktive) në trup, e cila është një tregues i njohur i pranisë së inflamacionit.

Categories
Lajme

Anila Kalleshi merr çmimin “Hero Covid 19”, nderohen 21 ekselentët e këtij viti pandemik

Në praninë e 130 personaliteteve të vendit, me kontribut të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, edukimit, menaxhimit publik, artit, sipërmarrjes, themeluesja e Albanian Excellence, Flora Nikolla shpalli çmimin “Hero Covid ‘19”. Kjo nismë u prezantua mes emocionesh.

Emocione që erdhën përmes prezantimit përmbledhës të gazetares së emisionit “Open”, Eni Vasili, e cila në pak minuta solli mes të pranishmëve të gjithë panoramën, emocionet, sfidat dhe dramën e pandemisë. Përmes këngës, artistë si Eva Golemi dhe Kreshnik Zhabjaku, sollën emocionet e nevojës për të qenë bashkë edhe kur jemi në distancë.

Emocionet shoqëruan çdo moment të kësaj mbrëmje, të nisur me Hymnin Kombëtar, si një ftesë për të qenë të bashkuar. Ndërsa ftesa për të gëzuar festat e fundvitit, edhe pse shumë prej nesh janë larg njëri-tjetrit, erdhi përmes “Silent Night”, këngë e sjellë nga Kreshnik Zhabjaku dhe Dëshira Ahmeti, duke e sjellë këtë këngë, të kënduar në sheshe të qyteteve të rëndësishme të botë dhe në Shqipëri, kënduar prej tyre, por edhe fëmijëve.

Kjo mbrëmje, solli në vëmendjen tonë shembujt dhe modelet më të mira, duke ndarë së bashku refleksione përmes vlerave të individëve e grupeve, vlera që mund të na ndihmojnë të vijojmë më tej këtë rrugë të vështirë.

Anila Kalleshi, “Lider në menaxhimin e shëndetit dhe mirëqënies në kohë pandemie Covid 19 ”. Në dy vitet e fundit ne kemi pasur vëmendje të shtuar ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe kujdesit për veten. Anila Kalleshi, dietologe klinike mori vlerësimin e Albanian Excellence për angazhimin e shtuar në këtë periudhë, përmes trajtimeve, informimeve të vazhdueshme të qytetarëve rreth mirëushqyerjes.

Kalleshi ka marrë një sërë formimesh në fushën e nutricionin dhe stilit të jetesës dhe është fituese e një morie vlerësimesh në shumë vende të planetit. Kontributin e saj e vlerësoi edhe Grazia Mazza, mjeke dermatologe, e cila i dorëzoi çmimin.

Categories
Lajme

Ky ilaç gjerman pastron arteriet dhe rrit sistemin imunitar për pak kohë!

Sot, ne do të zbulojmë një recetë të mrekullueshme të vjetër gjermane që do të pastrojë në mënyrë efektive arteriet tuaja, dhe do të pengojë kalcifikimin.

Përveç këtyre përdorimeve parësore, ai përmban përbërës të fuqishëm natyrorë që do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm, ul kolesterolin dhe rrit sistemin imunitar.

Përbërësit: 1 copë e vogël e rrënjës së xhenxhefilit, 4 limonë të papjekur (organikë), 4 kokrra hudhër, 2 litra ujë

Metoda e përgatitjes: Lani limonët dhe pritini në copa. Qëroni hudhrat dhe vendoseni në një blender së bashku me limonin dhe xhenxhefilin. Derdhni përzierjen në një tas më të thellë. Hidhini ujin dhe vendoseni në zjarr. Pas zjeries hiqeni tenxheren dhe lëreni ftohjen. Pasi të ftohet, vendoseni në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer.

Përdorni: Pini gjysmë gote çdo ditë, të paktën 2 orë para ngrënies ose me stomak bosh. Trajtimi zgjat 3 javë, pasuar nga pauza e një jave dhe vazhdon me një cikël tjetër, nëse është e nevojshme. Para çdo konsumimi, shkundni mirë shishën për shkak të depozitave të krijuara.

Shënim: Ju nuk duhet të shqetësoheni për erën e hudhrës, pasi neutralizohet gjatë procesit të përgatitjes.