Categories
Receta

Recetë nga Anila Kalleshi: Salmon dhe asparag me salcë limoni-hudhre-gjalpi

Po kërkoni një recetë që do t’ju ndihmojë të hani më shumë peshk dhe më shumë perime? Shtoni këtë recetë të mrekullueshme me salmon dhe asparag për vaktin tuaj të darkës. Jo vetëm që është e shëndetshme për zemrën, por gjithashtu është mjaft e lehtë për t’u përgatitur.

Faktet e nutrientëve: -269 kalori, 16 gr yndyrë, 2 gr fibër, 6 gr karbohidrate, 25 gr proteina, 73 mcg fola, 76 mg kolesterol, 2 gr sheqerna, 0 gr sheqerna të shtuara, 1289 IU vitaminë A, 10 mg vitaminë C, 79 mg kalcium, 3 mg hekur, 351 mg kripë, 667 mg kalium. Bonus: Vitaminë A (26% vlerave ditore).

Përbërësit: Fileto salmon, të prerë në porcione. Asparag të freskët. 1/2 e lugës së cajit kripë. 1/2 e lugës së cajit piper. 3 lugë gjelle gjalpë. 1 lugë gjelle vaj ulliri. 1/2 e lugës së gjellës hudhër të grirë. 1 lugë caji lëkurë limoni. 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja: Ngohni sobën . Vendosni një fletë pjekjeje të spërkatur me spraj gatimi. Vendosni salmonin në njërën anë të fletës së pjekjes dhe asparagun në anën tjetër. Sipër salmonit hidhni pak kripë e piper.

Ngrohni gjalpin, vajin, hudhrën, lëkurën e limonit dhe lëngun e limonit në nxehtësi mesatare derisa gjalpi të shkrijë. Hidhni masën e përgatitur mbi salmonin dhe ashparagun. Gatuajeni derisa salmoni të jetë i pjekur plotësisht dhe ashparagu të ketë trajtën e butë, për rreth 12-15 minuta.