Categories
Receta

RECETA: Makarona të ftohta me avokado dhe domate

Përbërësit: 400 gr makarona, 1 avokado, 2 domate të mëdha të qëruara dhe të prera në kubikë, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, djathë parmixhano i grirë

Vëmë makaronat të ziejnë me ujë të valuar dhe kripë. Kur makaronat duan edhe fare pak që të ziejnë, në një tas të madh hedhim domatet dhe tulin e avokados, pasi i kemi qëruar lëkurën dhe i kemi hequr bërthamën.

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri pjesë-pjesë derisa të përftojmë një masë kremoze. I përziejmë me pirun dhe lëmë tasin mënjanë. Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tasin ku kemin përgatitur salcën.

I përziejmë me kujdes me lugë druri dhe i shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të grirë dhe majdanoz. Ju bëftë mirë! (Receta u mor te NEPS)

Categories
Receta

Avokado, mjaltë dhe tërshërë: Kjo maskë do e bëjë lëkurën tuaj më të butë

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën tuaj, pasi një lëkurë jo e hidratuar duket pa jetë dhe ju tregon edhe më të mëdha në moshë nga sa jeni. Kremrat hidratues në treg janë të shumtë, megjithatë një maskë në kushte shtëpie me përbërës 100% natyralë do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë të ushqyer dhe të hidratuar.

Përbërësit që ju duhen: 1/2 avokado, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 dorë tërshërë

Duket si një mëngjes i bukur për t’u fotografuar, nga ata të shohim në Instagram, por në fakt këta përbërës funksionojnë shumë mirë për lëkurën e fytyrës tuaj. Mjalti është një hidratues shumë i mirë, si dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Tërshëra është shumë e mirë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën e acaruar. Përzieni mjaltin dhe tërshërën me gjysmë avokadoje (vetitë e së cilës njihen gjerësisht) të bërë pure.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm. Lëkurën do ta ndjeni menjëherë më të butë dhe më të hidratuar.

Categories
Këshilla

Vaji fantastik që ndikon te fytyra dhe lëkura juaj, i ushqen dhe i ndryshon

Eshte nje element i rendesishem per trajtimet kunder diellit apo per lekurat e demtuara nga klima, si hidratimi. Eshte i domosdoshem dhe per lekuren e fytyres, kunder tharjes dhe per kete arsye rekomandohet pas banjove te diellit, gjithashtu mund te perdoret brenda c’do lloj shampoje per floke normale dhe per floke te thate ne sasi 8-10 gram avokado, e cila I jep flokeve volum dhe shkelqim.

Keshtu qe ky vaj ben te mundur rigjenenrimin e lekures dhe tendosjen e shtresave te lekures. Vaji avokado thithet me lehtesi edhe nga shtresat e thella te lekures dhe ne inde, por shquhet dhe per karakteristikat e tij lehtesuese. Vaji i avokados është shumë aktiv për të gjitha llojet e lëkurës.

Ai rekomandohet të përdoret pas dushit, pas rrezeve të diellit ose solarit. Mund të bëhen përzierje të vajit të avokados, jojobës, si dhe vitaminës E, që merret nga vaji i bajames.

Kjo lloj përzierjeje ushqen lëkurën e fytyrës dhe të trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, në mënyrë stimuluese ndikon në rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcën e tyre.

Categories
Lajme

Yndyra e barkut e ka një zgjidhje, ky fruti në foto i thotë të gjitha

Avokadot kanë një dobi të madhe për shëndetin tuaj, pasi ndihmojnë për të hequr në mënyrë të konsiderueshme yndyrën kokëfortë të barkut.

Në një studim të botuar në The Journal of Nutrition, studiuesit donin të shihnin efektet e avokados te njerëzit që ishin mbipeshë. Në vend që të shikojnë thjesht humbjen e peshës, megjithatë, ata ishin më të interesuar nëse fruti mund të ndikonte në shpërndarjen e yndyrës në trup.

Për ta bërë këtë, ata kryen një eksperiment të kontrolluar ku gjurmuan 105 pjesëmarrës gjatë 12 javëve. Subjektet hëngrën normalisht, përveç një grupi që konsumuan një vakt ditor nga studiuesit që përmbante një avokado në të, ndërsa grupi i dytë mori të njëjtin vakt por pa avokado.

Deri në fund të periudhës tre mujore, studiuesit zbuluan se gratë që hëngrën një avokado çdo ditë panë një sasi të reduktuar të yndyrës të barkut, një lloj yndyre në bark që mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore sesa yndyra që grumbullohet në pjesë të tjera të trup.

Yndyra e barkut mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, goditjes në tru, Alzheimer, kancerit të gjirit dhe disa probleme të tjera kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohen.

Categories
Këshilla

Fruti që ju largon dhjamin në bark, mjafton një në ditë

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në rishpërndarjen e yndyrës në bark tek gratë, sipas hulumtimit të ri nga Universiteti i Illinois. Studimi përfshiu 105 të rritur mbipeshë ose obezë që hëngrën një vakt avokado në ditë për dymbëdhjetë javë.

Gratë që konsumuan avokado si pjesë e vaktit të tyre kryesor ditor treguan një reduktim të yndyrës së barkut, pra yndyrës së rrezikshme që rrethon organet e barkut. Gjetjet u botuan në Journal of Nutrition nën mbikëqyrjen e Naiman Khan, një profesor i shëndetit në Universitetin e Illinois.

Qëllimi i hulumtimit ishte të kuptonte rolin e avokados jo në humbjen e peshës, por në ruajtjen dhe shpërndarjen e indit dhjamor. Kujtohet që dhjami nënlëkuror grumbullohet në bark dhe shoqërohet me një rre zik më të lartë të diabetit dhe sëmu ndjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në dy grupe dhe ndryshimi kryesor në dietën e tyre ishte se një grup konsumonte një avokado të freskët çdo ditë.

Në fillim dhe në fund të dymbëdhjetë javëve, studiuesit matën yndyrën e barkut të pjesëmarrësve dhe tolerancën e tyre ndaj glukozës, një shënues i diabetit.

Studiuesit duan të kryejnë kërkime të reja për të eksploruar më tej përfitimet e konsumit të avokados në shpërndarjen e yndyrës në trup, por gjithashtu për të shpjeguar dallimet midis gjinive.

Categories
Lajme

A i dini përfitimet e vajit të avokados për trupin

Avokado është një frut ekzotik me origjinë nga një zonë që shtrihet mes Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore, dhe vitet e fundit është bërë shumë popullor në menutë e gjithë botës, për shkak të vetive të saj të panumërta.

Vlerat ushqyese të këtij fruti e bëjnë atë unik në llojin e tij dhe një aleat të çmuar për trupin tonë: avokado është i pasur me yndyrna të mira, fibra, vitamina dhe kalium, dhe konsumi i rregullt i tij mund të ndihmojë në luftën kundër kolesterolit, ndihmon në elasticitetin e lëkurës duke favorizuar lindjen e qelizave të reja nga indet dhe reduktimin e inflamacioneve.

Përveç kësaj, vaji ekstra I virgjër që nxirret nga avocado dhe është shumë i ngjashëm me vajin e ullirit, ka një efekt të mrekullueshëm në trup: në fakt vaji i avokados është i pasur me veti të shkëlqyeshme, thelbësore, si acide yndyrore , antioksidues, dhe anti-inflamator. Zbuloni përdorimet e pafundme të vajit avokado më poshtë.

Përdorimi dhe përfitimet e vajit të avokados – Përdorimi i këtij fruti fantastik jeshil me një formë që ngjan me një dardhe nuk kufizohet vetëm në recetat me avokado në kuzhinë, por ka edhe një shumëllojshmëri të gjerë të përdorimeve edhe në fushat kozmetike dhe të kujdesit të trupit.

I gjithë fruti I avokados është i shkëlqyer, pasi edhe pjesa e brendshme, edhe lëkura edhe fara.

Përdorimi i vajit të avokados në ushqim: përbërja acidike e vajit të avokados e bën atë shumë të dobishëm në fushën ushqyese pasi është një alternativë e shkëlqyer për yndyrnat shtazore, dhe nëse konsumohet rregullisht është një ndihmë e çmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kujdesi për lëkurën: vaji i avokados është një ilaç për fytyrën në sajë të karakteristikave eudermike, ushqyese dhe rigjeneruese që e bëjnë atë perfekt veçanërisht për lëkurën e thatë, të devitalizuar, për lëkurën me ekzema apo lëkurën e lodhur. Për shkak të këtyre karakteristikave, produktet që përmbajnë vaj avokado janë veçanërisht të përshtatshme për trajtime anti-rrudhë, përforcues të lëkurës apo produkte që kanë lidhje me daljen në diell.

Vepron kundër shenjave të strijave dhe kundër celulitit: në sajë të vetive të saj ushqyese dhe pluskuese, vaji i avokados ka efekte të dobishme në të gjithë trupin. Në veçanti, substancat funksionale brenda tij janë në gjendje të stimulojnë formimin e qelizave të reja, si dhe të nxisin shërimin, duke e bërë këtë produkt veçanërisht të përshtatshëm për përgatitjen e kremrave kundër shenjave të strijave ose për masazhet që reduktojnë celulitin.

Vetitë qetësuese: në sajë të përqendrimit të lartë të antioksidantëve dhe përzierjes së lehtë dhe delikate, ky vaj është në gjendje të japë lehtësim të menjëhershëm ndaj lëkurës së irrituar dhe të skuqur. Për këtë arsye, vaj i avokados rekomandohet për trajtimin e psoriasis, djegien nga dielli dhe djegiet në përgjithësi,

Për të forcuar thonjtë dhe flokët: formula e këtij vaji nxit absorbimin natyral të trupit tonë, duke i dhënë menjëherë një hidratim të thellë dhe të plotë; Prandaj vaji I avokados përdoret për të përgatitur maska për flokët që forcojnë dhe rifreskojnë flokët e brishtë dhe të thatë. ​​ Për më tepër, veprimi ushqyes gjithashtu ofron përfitime për forcimin dhe nxitjen e rritjes së thonjve dhe flokëve, të cilat do të jenë më të shëndetshme dhe më të bukura. Vaji i avokados është veçanërisht i përshtatshëm për flokët kaçurrela, duke qenë se është në në gjendje të rivendosë elasticitetin dhe volumin tek flokët. Me vetëm disa aplikime, kaçurrelat do të jenë më të theksuara, më të shndritshme dhe më të trasha.

Për produktet delikate: vaji I avokados është një përbërës natyral me veti të shumta përfituese. Pikërisht për këtë arsye përdoret për të krijuar sapunë kozmetikë dhe organikë, me kompozime delikate dhe jo shumë agresive, të dizajnuara për ata që vuajnë nga alergjitë dhe irritimet. Ky vaj është aq i butë sa që mund të përdoret gjithashtu për lëkurën e të sapolindurve si një produkt hidratues dhe kundër acarimit nga pelenat.

Categories
Lajme

Çfarë të konsumojmë për më shumë energji? Lista nis me farat e lirit, bamjet dhe…

Shpesh ankohemi që nuk kemi energji gjatë ditës dhe këtë plogështi mundohemi ta luftojmë me kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq. Mjekët shpjegojnë se shkaku kryesor i rënies së energjisë, mund të ketë të bëjë me mënyrën e komunikimit të mikrobiomës tuaj me qelizat e tjera. Prandaj për të rritur energjinë është e rëndësishme të kujdeseni për mikrobiomën dhe kjo mund të arrihet duke shtuar më shumë fibra në regjimin tuaj ushqimor.

Por përse kanë rëndësi fibrat? Triliona baktere të mira që jetojnë në zorrë, duhet të ushqehen me vaktet e tyre të preferuara, që janë ushqimet prebiotike.

Kur kjo ndodh, këto baktere gjenerojnë gazra që komunikojnë informacione nga mikrobioma juaj në qelizat tuaja. Pa lëndë të mjaftueshme prebiotike për tu bashkuar, molekulat anti-inflamatore që prodhojnë energji, nuk funksionojnë në mënyrë optimale, gjë që ju bën të niheni të pafuqishëm.

Ja disa nga ushqimet të cilat mund t’ju ndihmojë duke ju dhënë më tepër energji.

Farat e lirit – Farat e lirit janë një burim i shkëlqyer fibrash dhe proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bamjet – Bamjet përmbajnë shumë lëndë ushqyese si vitamina K dhe magnezi dhe janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash.

Lakra turshi – Lakra turshi është jo vetëm një burim i shkëlqyer fibrash por edhe probiotikësh, duke e bërë atë një ushqim të domosdoshëm për mikrobiomën e zorrëve tuaja.

Bananet jeshile – Edhe pse shumica e njerëzve preferojnë të hanë banane të pjekura mirë, konsumi i tyre kur janë akoma të gjelbërta, ju lejon të përfitoni nga nivelet e larta të fibrave dietike.

Brokoli – Brokoli ka qenë prej kohësh e njohur si një nga perimet më ushqyese që mund të shërbeni në pjatën tuaj. Jo vetëm që përmban shumë fibra, por ndihmon gjithashtu me funksionin e mikrobiomës së zorrëve. Plus, për shkak të niveleve të larta të përbërjes sulforafane, zvogëlon inflamacionin.

Avokado – Avokadot janë një burim i shkëlqyer i fibrave, me 25 % fibra të tretshme dhe 75 % të patretshme. Ato përmbajnë më shumë kalium sesa bananet dhe gjithashtu janë të pasura m acid oleik, i cili lufton inflamacionin dhe është i shëndetshëm për zemrën.

Categories
Këshilla

Avokado ju dobëson, receta për një mëngjes fantastik

Avokado ky frut me vlera te mrekullueshme, me larmi pafund recetash nuk duhet t’i ndahet regjimit tone ushqimor. Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor. Ai përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.

Përmban plot acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin. Po keshtu permban shume fibra. Fibrat ndihmojne ne rënien në peshë, ulin nivelin e sheqernave në gjak dhe kane lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmu ndjesh. Avokadot ndihmojne ne uljen e nivelit te triglicerideve dhe kolesterolit.

Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak. Jane te pasur me antioksidantë të fuqishëm. Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmu ndjeve të tij dhe und të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshe.

Avokado mund te perdoret për hamburger dhe panine Përdorni avokado të shtypur me dy lugë gjelle me majdanoz të freskët, ¼ lugë çaji me kripë, pak piper dhe pak lëng limoni. Shërbejeni me një panine, ose përdoreni për të zëvëndësuar gjalpin dhe majonezën në sanduiç dhe hamburger


Salcë për sallata – Përzieni gjysëm avokado, djathë kaçkaval, ¼ gotë me kos të thjeshtë, ¼ gotë me limon, majdanoz, 2 lugë gjelle me vaj ulliri, ⅓ gotë me ujë, gjysëm lugë gjelle me kripë, piper dhe përzijini në një mikser. Pregatisni sallatën jeshile, hidhni mish pule zgare, bizele dhe hidhini sipër salcën me avokado. Për një mëngjes të shijshëm

Thekni bukën. Skuqni vezët dhe prisni avokadon në feta të vogla. Përgatisni një tost duke vendosur avokadon, vezët e skuqura, proshutë ose djathë kaçkavall.

Salca meksikane guacamole Shtypni tulin e avokados në një enë me lëng limoni. Shtoni gjysëm kokrre të prerë qepe të bardhë ose të kuqe, 1 domate të prerë në kubikë (hiqni farat), kripë dhe piper sipas shijes. Shërbejeni si salcë për makaronat ose per te lyer buken.

Categories
Receta

Tost me avokado dhe djathë dhie, e ke provuar ndonjëherë?

Përbërësit: 8 feta bukë të bardhë, ½ filxhan me salcë pesto, ¼ filxhan me djathë dhie të thërrmuar, 4 toptha mozzarella të prera në feta, 10 gjethe spinaqi, 1 avokado e prerë në feta.

Lyeni fetat e bukës me salcën pesto. Sipër i vendosni nga një gjethe spinaqi, mozzarella, 1 fetë avokado dhe djathin e dhisë. Sipas dëshirës mund ta kaloni në toster për disa minuta.

Nëse keni ndonjë sugjerim, e mirëpres. Ju bëftë mirë dhe… mund të më dërgoni ndonjë foto.

Categories
Lajme

I marrim një nga një: Për sa kohë qëndrojnë produktet të freskëta?

Një mënyrë që ju të shmangni prishjen e produkteve shumë shpejt është që ti zgjidhni me kujdes. Mos blini fruta ose perime që tashmë janë të dëmtuara ose të shtypura. Nëse blini fruta të prera zgjidhni ato që janë në frigorifer.

Mënyra më e mirë për të ruajtur produktin varet nga lloji dhe sa i pjekur është. Disa fruta dhe perime duhet të futen menjëherë në frigorifer. Disa të tjera mund ti ruani në banakun e kuzhinës ose në një enë, të paktën për një kohë. Nëse e dini se si të kujdeseni për secilin produkt ato do të zgjasin më shumë dhe gjithashtu do të kenë shije më të mirë.

Manaferrat: Boronicat, luleshtrydhet, mjedrat janë të brishtë dhe nuk mbahen të freskët për një kohë të gjatë, pavarësisht se çfarë bëni. Mos i lani derisa të vijë koha për t’i konsumuar. Mbajini të thata në një enë në frigorifer. Mjedrat dhe luleshtrydhet e freskëta mbahen vetëm 2-3 ditë edhe në frigorifer. Boronica mund të ruhet për 1 ose 2 javë. Nëse dëshironi t’i mbani manaferrat të freskëta më gjatë, mund t’i ngrini dhe do të zgjasin deri në një vit.

Banane: Nëse bananet janë të gjelbra ose ende jo të pjekura aq sa duhet për t’i ngrënë, mbajini ato në banak. Mos i vendosni në frigorifer. Më pas mund t’i mbani për 3 ditë në frigorifer, por lëkura do të bëhet e zezë.

Qitro: Agrumet, përfshirë limonin, portokallin mund të qëndrojnë për një kohë në banak. Por në frigorifer ato do të zgjasin shumë më tepër, deri në 3 javë. Mbajini të lirshme në sirtarin e frigoriferit ose në një qese rrjetë.

Domate: Ato do të zgjasin për një javë për sa kohë i mbani larg diellit ose nxehtësisë. Ju nuk duhet t’i vendosni domatet në frigorifer pasi ndryshojnë shijen dhe prishen më shpejt.

Brokoli dhe lulelakra: Mbajini në frigorifer për 3 deri në 5 ditë. Është mirë t’i vendosni në një vend larg produkteve të tjera.

Avokado: Mbani avokado në banak për t’i lënë të piqen në temperaturën e dhomës. Pasi të jenë pjekur, mund t’i mbani të freskëta edhe pak më gjatë duke i vendosur në frigorifer. Një avokado e pjekur do të mbahet për 3 deri në 4 ditë kur ruhet në frigorifer.

Hudhra dhe qepët: Mbani hudhrat dhe qepët në një vend të ftohtë dhe të errët. Nëse i ndani thelpinjtë e hudhrës, është mirë t’i vendosni ato në frigorifer. Hudhra duhet të qëndrojë e freskët për disa javë. Qepët do të qëndrojnë të freskëta në frigorifer për 2 muaj. Mbani hudhrën dhe qepët të ndara nga prodhimet e tjera në mënyrë që aromat e tyre të forta të mos ndikojnë në shijen e frutave dhe perimeve të tjera.

Kur të konsumoni fruta dhe perime, së pari lani duart. Më pas shpëlajini produktet me ujë të rrjedhshëm. Nëse ndonjë pjesë e ushqimit është e dëmtuar, hiqeni. Mos hani asnjë produkt që është ngjyrë kafe, i mykur, apo i kalbur.