Categories
Lajme

Qumështi i bajames është i përkryer për shëndetin, ja dobitë për organizmin

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të mira të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai i jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës. Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtetë në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame?

Bazuar në fjalën e dietologëve, ju njeh më poshtë me anët pozitive dhe negative të këtij produkti. Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.

Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi.

Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre. Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura. Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.

Categories
Lajme

Ushqime që përmirësojnë fertilitetin tek gratë (LISTA)

Për gratë që kanë vështirësi në konceptimin e një fëmije, është shumë e rëndësishme të konsultohen me një specialist të fertilitetit nëse nuk arrijnë dot të mbeten shtatzënë pas një viti përpjekjesh.

Ka shumë arsye pse konceptimi nuk ndodh dhe në disa raste duhet marrë parasysh konsumimi i sa më shumë ushqimeve që rrisin shanset për konceptim. Duke përfshirë ushqimet e mëposhtme në dietënt tuaj, mund ta keni më të lehtë të mbeteni shtatzënë.

Orizi kaf – I pasur me karbohidrate kompleks, orizi kaf ndihmon gratë për të pasur një ovulacion të rregullt. Një tjetër gjë pozitive është se orizi kaf i servirur rregullisht në tavolinë furnizon trupin me folate, një nutrient shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e fetusit sepse lufton defektet e tubit neural.

Qumështi i plotë – Përveçse siguron kocka të forta, kalciumi i gjendur tek qumështi i plotë është optimal për shëndetin riprodhues. Shumë gra që kanë pasur probleme me konceptimin kanë dalë garant për efektivitetin e të pirit një gotë me qumësht çdo ditë. Kjo pije gjithashtu furnizon trupin me nurtientët e duhur gjatë shtatzënisë.

Vaji i ullirit – Falë faktit që është shumë i pasur me antioksidantë, vaji i ullirit ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Po si? Antioksidantët e gjendur në të luftojnë inflamacionin, një gjendje e lidhur me shumë probleme shëndetësore si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, kancerin dhe probleme të tjera të fertilitetit.

Portokajtë – Si burrat dhe gratë mund të përfitojnë nga konsumimi i portokajve nëse dëshirojnë të kenë një bebe. Kjo për shkak se vitamina C e gjendur tek to ndihmon në përmirësimin e fertilitetit. Burime të tjera të shkëlqyera të nutrientit në fjalë përfshijnë specat, guavat, kivit, frutat e pyllit, papajat, domatet, lakrën kale, bokolin, lakrat e Brukselit.

Bananet – Të vlershme gjithë vitin, ngrënia e bananeve e përmirëson shëndetin riprodhues. Kjo është arsyeja pse këto fruta në fjalë, të cilat përmbajnë vitaminë B6, një nutrient që rregullon hormonet, duke e bërë më të lehtë konceptimin tek gratë. Edhe tek burrat bananet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.

Vezët – Falë selenit të pranishëm në salmon, edhe vezët edhe sperma mund të jenë të mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë radikalet e lira. Salmoni është gjithashtu i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme në rregullimin e hormoneve. Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 përfshijnë edhe peshq të tjerë si sardelet, toni, trofta, harenga, etj.

Fasulet e zeza – Veçanërisht nëse vuani nga probleme imunologjike ose sindroma ovariale e policisteve, të dyja shkaqe që e bëjnë të vështirë konceptimin, është një ide e mirë të përfshini fasulet e zeza në dietën tuaj. Kjo sepse përmbajtja e lartë në fibra ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në shëndetin e fetusit.

Bajamet – Vitamina E është e njohur për ndihmesën që jep në përmirësimin e cilësisë së spermës tek meshkujt. Prandaj duke konsumuar një vakt të ndërmjetëm bajamesh, burrat marrin edhe vitaminën E. Burime të tjera ekselente të saj janë fistikët, arrat amerikane, tofu, spinaqi, avokadoja, farat e lulediellit.

Midhjet – Zinku i gjendur me shumicë tek midhjet ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit tek gratë. Ky mineral është esencial edhe për cilësinë e spermës. Gratë që po përpiqen të konceptojnë një fëmijë, duhet gjithashtu të konsumojnë midhje për të luftuar problemet me parregullsitë e ciklit menstrual.

Categories
Lajme

Nëse hani bajame çdo ditë, do të keni 4 përfitime për shëndetin

Ngrënia e bajameve mund të shpëtojë jetën tuaj. Konsumimi i ulët i bajameve rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ndër frutat e thata, bajamet janë të preferuarat jo vetëm për shijen e tyre, por edhe për përfitimet që i japin trupit tonë. Ju rendisim më poshtë 4 përfitime:

Redukton aknet – Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni aknet dhe të rigjeneroni lëkurën tuaj nëse mund t’i “rezistoni” niveleve të larta të omega-6.

Ju ndihmon të trajtoni diabetin – Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 ka të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

Ju ndihmon ta merrni veten më shpejt pasi keni lindur – India ka një traditë të gjatë të ngrënies së bajameve si një ilaç natyral për të rregulluar florën e zorrëve dhe për të fituar energji. Bajamet janë një përbërës thelbësor në dieta dhe shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

Mund t’i bëjë bebet tuaja më të zgjuara – Bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajameve në javë mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2,208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatzënisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.

Si mund t’i konsumoni bajamet? – Mund t’i konsumoni të gjalla, por edhe si pjesë e recetave të ndryshme. Vlerat që marrim prej tyre në të dyja rastet janë thuajse njëlloj.

Categories
Këshilla

E ke lëkurën e tharë? Zgjidhja vjen me bajame dhe ujë trëndafili

Me maskat shtëpiake që mund të përgatisni në shtëpi, nuk keni pse shqetësoheni më për lëkurën e tharë. Në këto kohë është shumë e rëndësishme të kemi një lëkurë të hidratuar dhe me shkëlqim gjatë gjithë kohës.

Ja një maskë të thjeshtë që mund ta përgatisni kollaj dhe që do ta doni. Ju nevojiten 10 bajame dhe 50 ml ujë trëndafili

Udhëzime: Këto dy përbërës trazohen së bashku në një blender dhe aplikohen në fytyrë. E lini për 20 minuta, para se ta shpëlani. Kjo maskë do ju japë një ndjesi freskie dhe një shkëlqim gjatë gjithë këtij sezoni veror.

Categories
Këshilla

Cili qumësht është i duhuri për ju? Analiza për çdo lloj qumështi që përdorni

Një studim i fundit tregon se qumështi i skremuar nuk është domosdoshmërisht opsioni më i shëndetshëm. Po, është më i ulët në yndyrë dhe kalori dhe më i lartë në kalcium, sesa qumështi i plotë, por disa ekspertë sugjerojnë që yndyra e ngopur në qumësht nuk mund të jetë një problem për shëndetin e zemrës në përgjithësi.

Në fakt, nga pirja e qumështit të skremuar ne nuk marrim lëndët ushqyese që treten në yndyrë si vitamina A dhe E. Qumështi gjjysëm i skremuar është mjaft i ulët në yndyrë për të qenë një ushqim ‘me yndyrë të ulët’, por gjithashtu ka nivele më të ulëta të vitaminave të tretshme në yndyrë sesa qumështi i plotë. Pra, sigurohuni që të merrni vitaminat tuaja të tretshme në yndyrë nga burime të tjera, të tilla si sallatë ose perime ku mund ti hidhni pak vaj.

Më e mira për foshnjat – Departamenti i Shëndetësisë rekomandon vetëm ushqyerjen e gjirit për fëmijën tuaj për gjashtë muajt e parë – pas kësaj ju mund të vazhdoni ta ushqeni me gji së bashku me futjen e “ushqimeve solide”.

Diku te mosha 1 vjec, qumështi i lopës mund të ofrohet si pije. Qumësht gjysmë i skremuar është një opsion nga 2 vjec dhe qumështi i skremuar pas moshës 5 vjecare. Gjithmonë konsultohuni me mjekun për ushqyerjen me gji dhe nëse fëmija juaj ka alergji ndaj qumështit.

Zgjidhni opsionin më të mirë: -Qumështi tradicional i lopës.Një produkt natyral, i pasur me proteina dhe një burim kalciumi. Qumështi organik përmban nivele më të larta të acideve yndyrore të shëndetshme omega-3, dhe lopët kanë më pak gjasa të jenë ekspozuar ndaj antibiotikëve dhe pesticideve. Disa njerëz preferojnë qumështin e lopës së homogjenizuar, pasi homogjenizimi thyen molekulat e yndyrës, duke e bërë më të lehtë qumështin të tretet.

-Qumësht i lopës pa laktozë – Qumështi i lopës që është filtruar për të hequr laktozën dhe ka të shtuar enzimën e laktazës. Ajo përmban të njëjtat lëndë ushqyese si qumështi i rregullt.

-Qumështi i lopës A2 – Qumësht që përmban vetëm proteinë a2. Qumështi i lopës përbëhet nga një sërë proteinash, një grup që është kazeinë, ku llojet kryesore janë a2 dhe a1. Studimet e reja sugjerojnë se a1 mund të shkaktojë siklet në zorrë – nëse e keni përjashtuar intolerancën e laktozës, mund të provoni qumështin a2.


-Qumështi i dhisë – Një produkt natyral, ushqyes i ngjashëm me qumështin e lopës. Një opsion i dobishëm për njerëzit që nuk mund të tolerojnë qumështin e lopës, pasi ajo ka grimca më të vogla yndyre dhe më pak laktozë. I përkryer për kafe dhe cokollatë të nxehtë.

-Sojë ose qumësht soje – ‘Qumështi’ i sojës është i krahasueshëm me përmbajtjen e proteinave në qumështin e lopës dhe është i ulët në yndyrë. Ushqimet e bazuara në soje mund të ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të kolesterolit, edhe pse ju nevojitet rreth 25g proteina soje, ose 3-4 gota qumësht soje në ditë, për të arritur këtë. Disa marka janë të fortifikuara me kalcium dhe vitamina A e D. Eshtë e mirë për ata që po kërkojnë opsion me pak yndyrë.

-Qumështi i bajames – Një përzierje e bajameve dhe ujit pranveror, që vjen e fortifikuar me kalcium dhe vitamina, duke përfshirë D e B12. Një opsion i mirë për ata që janë vegjetarianë sepse përmban vitaminë B12. E përkryer për pijet e nxehta sidomos në kafe.

-Qumështi i kokosit – E bërë nga arra e kokosit të shtypur me pak kalcium të shtuar. Kjo është më e ulët në proteina, me nivele më të larta të yndyrës së ngopur se shumica e opsioneve të tjera me bazë bimore. E mirë për vegjetarianët. Konsumojeni në drithëra apo kafe.


-Qumësht orizi – Qumësht me shije të ëmbël, i ulët në proteina dhe i fortifikuar me kalcium. I mirë për ata që nuk mund të tolerojnë produktet e bulmetit apo sojën.

Categories
Lajme

Nga veza te kakao – ushqimet që mbajnë nën kontroll diabetin

Ushqimet që përmbajnë stabilizues të glukozës si proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibrat, janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar të ngopur dhe për të rregulluar nivelin e sheqernave në gjak. Disa ushqime që përmirësojnë nivelin e sheqernave në gjak:

Frutat e freskët – Edhe pse frutat permbajnë sheqer natyral, ato po ashtu janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra të rëndësishme të cilat sjellin shumë benefite për trupin. Ndaj, nëse jeni me diabet ose nëse jeni duke u përpjekur për të ulur nivelin e sheqerit që konsumoni, frutat do të ishin zgjedhja ideale.

Veza – Vezët përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit. Por konsumimi i vezëve mesa duket nuk i dëmton ata me pre-diabet. Gjithashtu besohet se kolesteroli dietik nuk është aq i rëndësishëm, të paktën për ata që nuk kanë diabet të tipit 2. Vezët mund të rrisin ndjesinë e ngopjes dhe të zvogëlojnë dëshirat e papritura të ushqimit.

Peshk – Peshqit me nivel të lartë yndyre si salmoni përmbajnë shumë proteinë dhe acide yndyrore omega-3. Peshq të tillë duhen konsumuar të paktën një herë në javë. Ato rekomandohet të gatuhen në zgarë dhe jo të skuqen.

Kakao – Kakao është baza për përhapjen e çokollatave dhe ëmblësirave të ndryshme. Farat e kakaos janë të pasura në antioksidantë. Ato gjithashtu përmbajnë një flavanol të quajtur epicatechin, i cili rregullon prodhimin e glukozës duke aktivizuar proteinat kyçe. Kjo mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit në gjak, madje edhe në ata që tashmë kanë diabet.

Bajame – Bajamet ndihmojnë në rregullimin dhe zvogëlimin e rritjes së sheqerit në gjak pas ngrënies.

Categories
Këshilla

Në oborrin tuaj nuk duhet të mungojë kjo bimë, mënyra për ta kultivuar

Këto lloj bajame kanë lëvozhgë të hollë dhe kanë një përmasë mesatare. Pema në fjalë mund të mbillet shumë lehtë në oborret tuaja.
Bajamet e ëmbla janë bërthama e një fruti të ngjashëm me pjeshkën që thahet në fund të verës dhe nxjerr këtë kokërr të shijshme dhe plot vlera. Kjo bajame vjen nga bima me emrin botanik Prunus dulcis “Nonpareil”. e cila çel lule të mëdha.

Përzgjidhni fidanët e varieteteve të preferuara të bajames dhe bëjeni këtë nga Nëntori deri në Shkurt. Duhet të përzgjidhni gjithnjë dy lloj fidanësh me rrënjë, sepse bajamet kanë nevojë për pllenim të ndërsjellë për prodhimin e frutave. Hiqni rrënjët e dëmtuara ose të thyera dhe futini fidanët në një kovë me ujë për gjatë gjithë natës.

Në oborr, hapni gropa të thella dhe të gjëra për të futur rrënjët e secilit fidan, duke i mundësuar lulëzimin e pandërprerë. Gropat e mbjelljes duhet të jenë deri në 700 centimetra larg njëra tjetrës.

Pasi t’i keni futur fidanët në tokë, mbulojini mirë me dhe e pleh. Ngjesheni dheun mbi rrënjë me duar që të eliminoni hapësirat e ajrit. Ujiteni secilin prej fidanëve me nga 3 deri në 11 litra me ujë.

Lyejini fidanët me lëngun e përftuar nga sasi të barabarta të ujit dhe bojës së bardhë lateks, për t’i mbrojtur ata nga dielli dhe brumbujt.
Mirëmbajtja – Fidanët e rritur duhen ujitur bollshëm dhe shpesh gjatë muajve të ngrohtë.

Hidhni mjaftueshëm ujë sa për të plotësuar nevojat e pemës në rritje. Fidanët kanë nevojë të herëpashershme për fertilizues dhe vaditje gjatë Shkurtit deri në Korrik.

Kur pema e re të ketë lëshuar gjethe hidhni rreth 220 gramë fertilizues dhe më pas përsëriteni dozën çdo katër deri në gjashtë javë. Pemët e rritura kanë nevojë për sulfat amoniumi (2 kg) nga shkurti deri në mars. Menjëherë pas hedhjes së tij, pemët kanë nevojë për vaditje.

Kur pema të ketë lëshuar gjethe plotësisht, krasiteni dhe jepini formë duke hequr degët e çrregullta. Krasitja bëhet gjatë stinës së parë kur pema është në gjendje të fjetur.

Gjatë stinës së dytë të fjetur, mund të holloni degët e dyta me drejtim horizontal. Në periudhën e tretë dhe të katërt të fjetjes përpiquni t’i qëndroni formës që i keni dhënë gjethnajës me një krasitje minimale.

Mjetet që ju duhen: Fidanë me rrënjë. Mjete për krasitje. Kovë. Lopatë. Bojë e bardhë lateks. Furçë. Pleh fertilizues. Sulfat amoniumi. Paralajmërim. Lëvozhga e hollë e bajameve i bën ato një pre më të lehtë ndaj insekteve dhe zogjve.

Categories
Këshilla

Goca, a e dini se qumështi i bajameve është eliksiri i vërtetë i lëkurës?

I ëmbël, aromatik, i lehtë dhe i freskët. E kemi fjalën për qumështin e bajameve, një eliksir bimor dhe natyral për lëkurën. Me të mund të provoni katër metoda të thjeshta për të pasur lëkurë të butë, të freskët e të mëndafshtë:

Skrab me qumësht bajamesh
Përbërësit: sheqer kane, qumësht bajamesh, vaj bajamesh
Aplikimi: masazhoni fytyrën dhe qafën për disa minuta, më pas shpëlajeni

Maskë hidratuese me qumësht bajamesh
Përbërësit: qumësht bajamesh, mjaltë
Përzieni përbërësit dhe lëreni maskën të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë fytyrën.

Locion me qumësht bajamesh për lëkurë të yndyrshme
Përbërësit: qumësht bajamesh, banane
Shtoni tulin e bananes tek qumështi i bajameve derisa të merrni një masë kremoze. Lëreni 15 minuta në fytyrë ose në zonën T dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Categories
Këshilla

Nga limoni te patatja e ëmbël, këto janë 9 ushqimet e bukurisë!

Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta.

Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju mund të pësoni një ndryshim rrënjësor në lëkurë, duke e perfeksionuar në vetëm një javë duke konsumuar këta përbërës kryesorë natyralë, të cilët sigurojnë një çehre më të shëndetshme. Mbi të gjitha, ju jeni ajo që hani.

1. Limonët – Snyder sugjeron që çdo klient të fillojë ditën e tij me pak ujë të nxehtë dhe limon. Ajo detoksifikon trupin duke ndihmuar sistemin tuaj të tretjes dhe mëlçinë të eleminojnë shpejt mbeturinat.

2. Patate e ëmbël – Shtimi i këtyre niseshteve të pasura me beta-karotinë në dietën tuaj të përditshme në të vërtetë mund të luftojë çehren pa shkëlqim. Kjo është për shkak të kombinimit magjik për shkëlqimin e lëkurës të Vitaminës A dhe Vitaminës C.

3. Bajame – Ndërsa me siguri tashmë e dini që bajamet janë një meze e lehtë për shëndetin, ato janë gjithashtu një ushqim bukurie, pasi janë të mbushura me Vitaminë E.

4. Farërat Chia – Këto fara për luftimin e radikalëve të lirë janë të mbushura me minerale dhe fibra dhe ekuilibrin perfekt të acideve yndyrore thelbësore.

5. Ananasi – Ananasi përmirëson tretjen, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke hequr toksinat nga trupi. Për më tepër, ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.

6. Panxhar – Antioksidantët e fuqishëm në panxhar ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes për ta mbajtur lëkurën të fortë dhe rinore. Kombinimi i tyre i mineraleve dhe vitaminave (folat, Vitaminë A, kalium dhe magnez) stimulon prodhimin dhe riparimin e qelizave, duke mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrudhat.

7. Fiq – Farat e vogla të këtij fruti janë të ngopura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të tretjes nga toksinat dhe mukusit, të cilat, sipas Snyder, mund të parandalojnë që lëndët e rëndësishme ushqyese të hyjnë në lëkurë.

8. Spinaq – Kjo bimë jeshile me gjethe ka shumë vitaminë A, e nevojshme për rritjen e lëkurës dhe flokëve. Spinaqi është gjithashtu i ngarkuar me Vitaminë C, e domosdoshme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit.

9. Hurma Arabie – Hurmat janë të pasura me fibra dhe një trajtim i përsosur i ëmbël për të ndihmuar në pastrimin. Ata janë të pasur me baker, i cili është një mineral i rëndësishëm që ndihmon trupin të thithë hekurin dhe të formojë kolagjenin dhe qelizat e kuqe të gjakut.

Categories
Lajme

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur pini qumësht bajameje

Qumështi i bajames është një nga alternativat më të njohura të qumështit me bazë bimore. Me një shije të ëmbël dhe të lehtë, ai iu jep një mundësi personave që duan të bien nga pesha apo ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës.

Por, sa ia vlen qumështi i bajames? Dhe çfarë ndodh në të vërtet në trupin tuaj pasi konsumoni qumësht bajame? Po ju njohim me anët pozitive dhe negative të këtij produkti.

Do t’ju marrë uria më shpejt – Edhe pse bajamet janë një burim i mirë i proteinave, kalorive, karbohidrateve dhe yndyrnave, gjatë përpunimit shumë prej tyre humbasin.

Qumështi i bajames është afërsisht 98% ujë dhe përmban shumë pak lëndë ushqyese. Mungesa e lëndëve ushqyese mund të bëjë që t’ju marrë uria më shpejt.

Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë shtimin e një burimi tjetër të proteinave dhe yndyrnave gjatë vaktit tuaj.

Nuk përmban laktozë – Qumëshi i bajames nuk përmban laktozë dhe kjo mund të jetë një alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës.

Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja. Kalimi tek qumështi i bajames mund të ndihmojë.

Do të merrni më shumë vitamina – Qumështi i bajames në dyqanet ushqimore është i pasuruar me vitamina të nevojshme si vitamina D dhe kalciumi. Nëse po planifikoni të bëni qumësht bajame në shtëpi, AgroWeb.org ju këshillon të kini kujdes sepse do t’ju duhet të gjeni mënyra të tjera për të marrë mjaftueshëm vitamina.

Mund të konsumoni më shumë sheqer nga sa mendoni – Bajamet përmbajnë pak sheqer, por jo qumështi i tyre. Shumë varietete të qumështit të bajameve të blera në dyqan përmbajnë sheqerna të shtuara, të fshehura. Mënyra më e mirë për t’i shmangur është të zgjidhni varietete të pa ëmbëlsuara dhe pa aromë.