Categories
Këshilla

Lista: 6 ushqimet më të pasura me yndyrna të shëndetshme

Së bashku me karbohidratet dhe proteinat, yndyrat janë një makronutrient për të cilat trupi ka nevojë për një nivel optimal të funksionimit. Yndyrat janë jetike për shëndetin e njeriut pasi ato ndihmojnë në prodhimin e energjisë, formimin e qelizave, transportin e oksigjenit, koagulimin e gjakut si dhe gjenerimin e substancave të ngjashme me hormonet të quajtur prostaglandina, të cilat janë thelbësore në procese fiziologjike si inflamacioni, dhimbja dhe ethet.

Disa yndyrna janë të shëndetshme, siç janë për shembull yndyrat e pangopura që mund të merren nga bimët. Nga ana tjetër, disa yndyra janë të pashëndetshme, sidomos nëse konsumohen në sasi të larta siç janë yndyrat e ngopura me origjinë shtazore. Kur ato prekin enët e gjakut, ndikojnë në zhvillimin e patologjive si arteroskleroza, sëmundjet koronare të zemrës, goditjet dhe problemet e diabetit.

Njerëzit kanë nevojë për yndyra në dietën e tyre pasi ato janë thelbëosre për funksionin fiziologjik të trupit. Sipas një publikimi, të rritur e të shëndetshëm duhet të kosnumojnë 30% ose më pak të totalit të kalorive të tyre me bazë ushqimesh të pasura me yndyra. Gjithashtu 10% e 30 përqindëshit në fjalë duhet të derivojë nga ushqimet që përmbajnë yndyra të pangopura. Peshku, vaji i ullirit dhe vezët janë disa nga zgjedhjet më të mira nutricionale që përmbajnë yndyra të shëndetshme, sipas Authority Nutrition.

Peshku – Peshqit si salmoni, sardelet, skumbri, harenga dhe trofta janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë për një shëndet të mirë të zemrës dhe enëve të gjakut. Këto lloje peshku përmbajnë gjithashtu proteina me cilësi të lartë të cilat kontribuojnë në rritjen dhe riparimin e qelizave dhe indeve. Sipas publikimit, rezultatet e studimit kanë treguar se njerëzit që konsumonin peshk shfaqnin një rezik më të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, demencës dhe depresionit; kështu kishin tendenca të ishin më të shëndetshëm se ata që nuk hanë peshk.

Vaji i ullirit – Përmban yndyra të cilat janë një pjesë vitale e dietës mesdhetare. Sipas publikimit, vaji i ullirit ekstra i virgjër përmban vitamina E dhe K, të cilat shërbejnë si antioksidantë dhe faktor koagulues. Përveç kësaj, vaji i ullirit përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë për të luftuar inflamacionin dhe mbrojnë densitetin e ulët të lipoproteinës ose oksidimin e kolesterolit të keq në gjak. Sipas hulumtimit, vaji i ullirit gjithashtu ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e presionit të lartë të gjakut dhe për një shëndet më të mirë kardiovaskular.

Vezët – Vezët njihen si burim i madh proteinash, por gjithashtu janë të pasura me yndyra të shëndetshme. Një vezë përmban 212 mg kolesterol që do të thotë 71% e rekomandimit dtor. Gjithashtu, 62% e kalorive të vezëve vijnë nga yndyrat. Ndërsa vezët për shumë kohë janë parë si të pashëndetshme për shkak të kolesterolit të lartë dhe përmbajtjes së yndyrës, studimet e reja kanë treguar se kolesteroli i vezëve nuk ka ndikim tek kolesteroli në gjak. Përveç yndyrave të shëndetshme, vezët gjithashtu përmbajnë vitamina dhe minerale antioksidante si dhe kolinë, një nutrient që kontribuon në funksionin e trurit.

Bajamet – Sipas hulumtimit, 28 gramë bajame përmbajnë rreth 160 gr kalori, 6 gramë proteina dhe 14 gramë yndyra të pangopura. Këto fruta të thata gjithashtu sigurojnë për trupin sasi të larta të antioksidantit vitaminë E, së bashku me fibra distike dhe minerale si magnezi e fosfori. Bajamet gjithashtu përmbajnë fitokimikate si kuerecetina dhe kaempferoli, të cilat ndihmojnë në redukimin e riskut të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Avokado – I quajtur si ‘fruti i fertilitetit’ avokadoja është e pasur me më shumë se 75% yndyra, shumë të dobishme për shëndetin. Gjithashtu ky frut me origjinë meksikane siguron 8% të konsumit të përditshëm të rekomanduar të fibrave si dhe shumja nutrientë të tjerë vetëm në 1/5-ën e frutit.

Çokollata e zezë – Ndryshe nga homologia e saj jo e zezë, çokollata e zezë përmban 150 gr kalori dhe 9 gramë yndyra, tregues që sugjerojnë se trupi ka nevojë për 28 gramë çokollatë 60 ose 70% të zezë në dietën e tij. Përveç kësaj, çokollata e zezë përmban vitamina A, B dhe E, si dhe minerale si kaliumi, hekuri dhe kalciumi. Çokollata gjithashtu përmban një antioksidant të fuqishëm të quajtur theobromine e cila ndihmon në reduktimin e tensionit të lartë dhe inflamacionit.

Categories
Lajme

Renditja e frutave të thata: Cili ka më shumë vlera ushqyese

Frutat e thata mund të zëvendësojnë shumë mirë biskotat e çokollatat që konsumoni mes vakteve, e nëse nga këto të fundit nuk keni asnjë përfitim shëndetësor, frutat e thata veçse të shijshme janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina e minerale tejet të dobishme për organizmin. Ky ndryshim i vogël në dukje në regjimin ushqimor do të kishte shoqërohej me jo pak përfitime. Më poshtë gjeni renditjen per të gjitha frutat e thata më të mira për ju sipas vlerave ushqyese e përfitimeve shëndetësore.

1.Fëstëk(stika) – Mbajnë vendin e parë si fruti i thata më i shëndetshëm ! Janë të pasura me disa lëndë ushqyese, përfshirë yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Kanë më pak kalori se frutat e tjera dhe mund të hani deri në 50 stika në ditë në ndryshim nga bajamat që mund të hani vetëm 10. Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ. Mund të reduktojë nivelet e larta të kolesterolit dhe mbrojnë zemrën

2.Arrat – Arra konsiderohet një ushqim i trurit për shumë vite. Këtu janë arsyet pse duhet të shtoni këtë frut të thatë në dietën tuaj të përditshme: Përmbajnë omega 3 që përmirësojnë funksionet e trurit. Parandalojnë plakjen e parakohshme dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

3.Arra e Brazilit – Janë të njohura për përmbajtjen e tyre të selenit , i cili është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundje të ndryshme.Rekomandohet për gratë shtatzëna dhe për të trajtuar sëmundjet e tiroides.

4.Cashews – Ky frut i thatë është i pasur me magnez dhe bakër. Magnezi është një mineral që kontribuon në shëndetin e sistemit muskulor dhe nervor dhe gjithashtu kontrollon nivelet e sheqerit në gjak. Ndërkohë, bakri kërkohet nga trupi për të absorbuar dhe përdorur hekurin.

5.Bajamet – Bajamet janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminës E, e cila ndihmon në shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, bajamet vijnë me shumë përfitime të tjera si: Forcimi i imunitetit, Mbrojtja e trupit nga stresi oksidativ, Janë të pasura me magnez, folate dhe calcium dhe yndyrna të shëndetshme.

Categories
Lajme

LISTA: 10 ushqimet që djegin më shumë kalori

Ekzistojnë ushqime të ndryshme që mund të konsumoni çdo ditë në mënyrë që të digjni kalori dhe të bini në peshë. Megjithatë këto që po ju rendisim janë ushqime tepër të shijshme dhe ju bëjnë që të përfitoni të mira të paimagjinueshme. Provoni që të shtoni disa nga këto ushqime në dietën tuaj, sigurisht duke mos harruar që të bëni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Në këtë mënyrë do t humbisni kalori me shumicë dhe do t ëpërmirësoni shëndetin tuaj. Ja 10 ushqimet që djegin më shumë kalori:

Portokallet përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë që të digjni shumë kalori. Ky frut ju ndihmon që të ndiheni të ngopur më shpejt dhe për një kohë më të gjatë me pak kalori. Portokallet gjithashtu janë të pasur me fibra që ju ndihmojnë të keni nivele të duhura të glukozës në gjak.

Selinoja përmbanpak kalori dhe ndihmon në djegien e asaj që konsumoni. Selinoja ka përmbajtje të lartë uji dhe kjo e bën një pjesë të rëndësishme të dietës tuaj.

Drithërat përveçse ulin rrezikun e sëmundjeve kronike, janë shumë të rëndësishme për rënien në peshë pasi kërkojnë më shumë kohë për tu tretur ndaj duke bërë që të mos ndiheni të uritur për një kohë të gjatë. Drithërat janë të pasura me vitamina të ndryshme, minerale dhe karbohidrate.

Çaji jeshil është një shtytës shumë i mirë i metabolizmit. I pasur me antioksidues, çaji jeshil ndihmon në rënien në peshë.

Omega-3 është vërtetuar shkencërisht se është një rregullues i metabolizmit tonë. Ky lloj acidi prek drejtëpërdrejtë hormonet që kontrollojnë sa shjepjt digjen yndyrat. Omega-3 gjendet tek peshqit, kryesisht tek salmoni.

Kafeja është diçka e pazëvendësushme për pjesën më të madhe të njerëzve në të gjithë botën, sidomos në mëngjes. Kafeina që merrni nga kafja ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, gjaku merr më shumë oksigjen dhe trupi djeg më shumë kalori. Megjithatë tek kafeja rrol negative luan sheqeri, ndaj përpiquni që ta zëvendësoni këtë të fundit me produkte alternative.

Avokado është një “mik” shumë i mirë kundër kalorive, pasi ndihmon metabolizmin në prodhimin dhe mbrotjen e energjisë të prodhuar nga qelizat. Avokado ka gjithashtu një sërë benefitesh të tjera pozitive për shëndetin, pasi ul kolesterolin, shëron plagët, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës është i mirë për sytë dhe flokët.

Ushqimet pikante bëjnë të gjitha të mundur djegien më të shpejtë të kalorive. Pikantet nuk janë të pasura me kalori dhe janë një mënyrë tepër e mirë për të kombinuar pjatat tuaja.

Farat Chia janë të pasura me proteina, fibra, omega-3 dhe ndihmojnë në kontrollimin e urisë. Këto fara bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Bajamet ndihmojnë në luftën kundër celulitit dhe forcimin e metabolizmit. Ato ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Categories
Lajme

Si të përdorim sodën për shërimin e bajameve

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës. Bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve. Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit.

Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Si të përdorni sodën për shërimin e bajameve – Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme. Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme.

Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm. Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët.

Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Categories
Këshilla

Si të përdorni sodën e bukës për shërimin e bajameve

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve. Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit. Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës. Bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve. Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit.

Si të përdorni sodën për shërimin e bajameve – Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.

Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme.

Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm. Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët.

Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke. Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet. Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Categories
Lajme

Kombinimi i ushqimeve që djegin dhjamërat – nga Anila Kalleshi

Ekzistojnë mjaft alternativa për uljen në peshë. E ndërsa verën e lamë pas, ajo që duhet të bëjmë kujdes, është se si t’i vëmë në zbatim këto këshilla, të cilat duhet të na gjejnë të përgatitur edhe sezonin e ardhshëm. Përveç ushtrimeve fizike, regjimi ushqimor apo kombinimi i tyre, ndihmon në një qasje ndaj idesë se mund t’ia dalim. E për t’i bërë mirë shëndetit tonë në radhë të parë, le të kuptojmë në praktikë rëndësinë që kanë ushqimet, sidomos kur kombinohen në vlera mes njëri-tjetrit.

Anila Kalleshi, Dietologe

Ushqimet që ne konsumojmë reagojnë në mënyra të ndryshme në trupin tonë. Perimet, mishërat, bulmetrat, frutat, drithërat, etj., kërkojnë enzima të ndryshme për t’u tretur dhe përthithur nga trupi. Shpesh, miksimi i ushqimeve të ndryshme rezulton me sukses, por herë të tjera sjell shqetësime në tretje. Për këtë duhet të informohemi sa më shumë mbi ushqimet dhe mënyrës të shëndetshme të kombinimit të tyre në mënyrë që përftimi i vlerave ushqyese të jetë maksimal. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme, ne investojmë në mënyrë të zgjuar në jetëgjatësinë tonë, duke mbajtur larg sëmundjet.

Tërshërë me boronicë – Përmban fibra të patretshme që kontrollojnë urinë. Boronicat kanë antioksidantë mjaft të fuqishëm (antocianinën) dhe Vitaminë C që ndihmojnë në dobësim dhe ndalojnë formimin e dhjamërave në zonën abdominale.

Nëse konsumojmë mish të bardhë, do të ndihemi të ngopur dhe aspak të uritur në vaktin më pas. Po kështu, kaloritë që konsumohen do të digjen më mirë. Kombinimi perfekt do të ishte me brokoli ose me spec të kuq. Brokoli apo specat përmbajnë Vitaminë C, e cila ndikon mjaft mirë në frenimin e kortizolit, hormonit përgjegjës për akumulimin e dhjamit në bark.

Bajamet përmbajnë aminoacidin l-arginine që ndihmon trupin të djegë më shumë dhjamë dhe karbohidrate gjatë aktivitetit fizik. Kosi me kanellë është një kombinim perfekt për ata që kanë probleme me dhjamin e akumuluar në bark pasi këto 2 produkte përmbajnë Kalcium dhe Vitaminë C si dhe antioksidantë që përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës.

Spinaqi me avokado: Avokado ul urinë ndërsa spinaqi mbush stomakun pa të shëndoshur.

Spinaqi me banane: Bananet janë të pasura me amidon, rezistues ndaj tretjes dhe detyron trupin të punojë për ta tretur ushqimin duke nxitur oksidimin e yndyrës dhe ulur dhjamin e barkut si dhe janë të pasura me Kalium që lufton fryrjen e barkut. Ky është një kombinim perfekt për smoothie.

Misër me fasule: Misrat përmbajnë amidon rezistues, tip karbohidrati që shmang tretjen. Trupi nuk i përthith të gjithë kaloritë dhe glukozën e misrit, i cili është ushqyes që ruhet si dhjam nëse nuk digjet menjëherë. Këshillohet sallatë me fasule, misra dhe jeshillëqe.

Kafe me kanellë: kanella nuk ka kalori, por ka antioksidues të fuqishëm që reduktojnë grumbullimin e dhjamit të barkut. E kombinuar me kafeinën është kombinim perfekt për një bark të sheshtë.

Patate me piper të zi janë të pasura me Kalium që ndihmon kundër fryrjes së barkut. Kombinimi më i mirë do të ishte patate e pjekur me pak vaj ulliri sipër dhe piper të zi. Piperi i zi ndalon formimin e qelizave të reja të dhjamit dhe ul nivelet e kolesterolit.

Peshk me hudhër: peshku përmban acide yndyrore Omega 3 që ndihmojnë në uljen e triglicerideve dhe inflamacionit, proteina që ndërtojnë muskujt. Sa më shumë muskuj aq më e lartë është norma metabolike.

Gjalpë kikiriku me banane pas një aktiviteti fizik. Ky është kombinimi ideal, sepse trupi ka nevojë për proteina dhe karbohidrate që të rikuperohet dhe forcohet.

Patatet e ëmbla me kos: Kosi është i pasur me proteina dhe ka pak kalori. Ndërsa patatet e ëmbla treten më ngadalë, duke të mbajtur të ngopur dhe me energji për një kohë të gjatë.

Ujë me fruta agrume. Agrumet përmbajnë një antioksidues, d-limonene, i cili stimulon enzimat e mëlçisë për të nxjerrë toksinat dhe dhjamërat nga trupi.

Mollë me çokollatë të zezë. Kjo e fundit është perfekte për barkun. Kakao që gjendet te çokollata e zezë parandalon shtimin në peshë dhe ul nivelet e sheqerit në gjak. E kombinuar me mollën rritet procesi i fermentimit të zorrës duke sjellë reduktim në inflamacion dhe peshë.

Qiqra me vaj ulliri. Janë të pasura në vlera ushqyese dhe fibra të tretshme, ngopin dhe heqin oreksin. Kombinohen shumë mirë me vajin e ullirit.

Kastravec me uthull molle. Kastravecët përmbajnë 95% ujë, hidratojnë, nxisin dobësimin më përmbajtjen e ujit dhe pak kaloritë që kanë. Bashkë me uthullën e mollës, jo vetëm që marrin shije, por kjo e fundit nxit disa gjene që lëshojnë proteina të cilat shpërbëjnë dhjamin. Po të pish 1-2 lugë uthull molle në ditë do të ulet në mënyrë të konsiderueshme pesha, indeksi i masës trupore si dhe perimetri i belit.

Çaj jeshil me mente. Përmban katekinë, antioksidues që shkakton lëshimin e dhjamit nga qelizat dhjamore dhe nxit aftësinë e mëlçisë për ta kthyer dhjamin në energji. Ndërsa mentja i jep një shijë dhe aromë freskuese çajit.

Vezë me speca. Vezët përmbajnë kolinë, e cila nxit metabolizmin, ndërsa specat përmbajnë Vitaminë C, e cila lufton kortizolin, hormonin që shkakton dhjamin që mblidhet te barku.