Categories
Këshilla

Merrni peshë në zonën e barkut? Kjo është receta që do ju heqë dhjamin e tepërt

Shpesh njerëz të ndryshëm shëndoshen në pjesë të ndryshme të trupit. Disa në zonën e këmbëve disa në zonën e barkur apo diku tjetër. Nëse jeni nga ato që shëndetin e tepërt e merrni në pjesën e barkut kemi një recetë për ju që do t’ju shfryjë dhe do t’ju ndihmojë të hiqni kile më shpejt:

Përbërësit që ju duhen: një limon, një tufë majdanoz dhe një gotë me ujë

Përgatitja: Duke përdorur përpunuesit e ushqimit, përzijeni mirë majdanozin dhe pastaj shtrydhni lëngun e limonit dhe përzijeni mirë me majdanozin. Në fund, shtoni një gotë ujë në përzierje me majdanoz dhe lëng limoni dhe përzijeni përsëri për disa sekonda. Koha më e mirë për të pirë këtë lëng është në mëngjes, në stomak të zbrazët, për gjashtë ditë me radhë.

Kjo recetë do t’ju ndihmojë juve të digjni shumë kalori pa pasur nevojë të largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara dhe të kaloni orë të gjata në palestër Majdanozi është jashtëzakonisht efektiv sepse ju përmirëson tretjen. Lëngu i limonit është agjent i fuqishëm antioksidantë që do të ju ndihmojë t’i largoni nga trupi toksinat.

Categories
Këshilla

Fruti që ju largon dhjamin në bark, mjafton një në ditë

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në rishpërndarjen e yndyrës në bark tek gratë, sipas hulumtimit të ri nga Universiteti i Illinois. Studimi përfshiu 105 të rritur mbipeshë ose obezë që hëngrën një vakt avokado në ditë për dymbëdhjetë javë.

Gratë që konsumuan avokado si pjesë e vaktit të tyre kryesor ditor treguan një reduktim të yndyrës së barkut, pra yndyrës së rrezikshme që rrethon organet e barkut. Gjetjet u botuan në Journal of Nutrition nën mbikëqyrjen e Naiman Khan, një profesor i shëndetit në Universitetin e Illinois.

Qëllimi i hulumtimit ishte të kuptonte rolin e avokados jo në humbjen e peshës, por në ruajtjen dhe shpërndarjen e indit dhjamor. Kujtohet që dhjami nënlëkuror grumbullohet në bark dhe shoqërohet me një rre zik më të lartë të diabetit dhe sëmu ndjeve kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit e studimit u ndanë në dy grupe dhe ndryshimi kryesor në dietën e tyre ishte se një grup konsumonte një avokado të freskët çdo ditë.

Në fillim dhe në fund të dymbëdhjetë javëve, studiuesit matën yndyrën e barkut të pjesëmarrësve dhe tolerancën e tyre ndaj glukozës, një shënues i diabetit.

Studiuesit duan të kryejnë kërkime të reja për të eksploruar më tej përfitimet e konsumit të avokados në shpërndarjen e yndyrës në trup, por gjithashtu për të shpjeguar dallimet midis gjinive.

Categories
Këshilla

Do të kesh bark të sheshtë? Atëherë hiq dorë nga ky ushqim në drekë!

Nëse e ke prej kohësh dëshirën për të pasur bark të sheshtë dhe ia ke vënë vetes detyrë, ka disa hapa që duhen respektuar. Dreka e zgjedhur p.sh. është një prej faktorëve që ndikon për të pasur trupin që ke dëshiruar. Duke e zgjedhur me kujdes ushqimin që do të hash për drekë, është më e thjeshtë për të pasur nën kontroll peshën.

Kjo edhe për arsye se është vakti më i rëndësishëm i ditës, pas të cilit shumica nga ne nuk kursehen në të ngrënë. Dreka e duhur mund të jetë diferenca kryesore e kileve të barkut dhe fryrjes së stomakut që të ndodh zakonisht.

Natyrisht, ne i njohim tashmë disa mënyra për të pasur bark të sheshtë, por ndoshta nuk dimë gabimin më të madh që bëjmë.

Ushqimi më i keq për drekën, që ndikon në të kundërtën e barkut të sheshtë, është supa e konservuar. Ok, supa është vërtet e shijshme, por ndikon jashtëzakonisht në fryrjen e stomakut. Qëndro sa më larg ushqimeve të tilla të konservuara që janë edhe të mbingarkuara me kripë.

Për drekë, zgjidh ushqime më të lehta, perime jeshile dhe sa më shumë produkte të pasura me fibra.

Categories
Lajme

Ndihesh i rënduar pas ushqimit? 4 këshilla se çfarë të bësh në raste të tilla

Shumë njerëz në botë vuajnë nga ndjesia e fryrjes apo rëndimit të barkut. Kjo gjë nuk ndodh pa shkak dhe sigurisht siç mund ta mendoni, rrënjën e ka tek ushqimet dhe sasia që hamë. Atëherë, si të çliroheni nga një ndjesi e tillë super e bezdisshme?

Më poshtë gjeni 4 pika të thjeshta, që do ju vijnë në ndihmë sa herë keni raste të tilla. Hidhini një sy dhe pse jo, ndajini edhe me miqtë tuaj:

Trajtojeni veten me fruta – Frutat pas një vakti të rëndë ju ndihmojnë për të forcuar traktin tuaj të tretjes dhe do t’ju ndihmojnë kapsllëkun dhe frymëmarrjen. Bananet janë plot me kalium dhe rregullojnë në mënyrë të përkryer nivelet e kripës.

Zvogëloni sasinë e ushqimit që merrni – Ju mund ta parandaloni fryrjen duke ngënë ngadalë dhe në pjesë më të vogla. Nëse jeni të kujdesshëm me atë çka hani atëherë truri do të ketë kohë për të përpunuar atë që po vendosni në gojën tuaj. Është shumë e rëndësishme të respektoni trupin tuaj!

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra – Kale, brokoli dhe lakra janë me të vërtetë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra që ju duhet t’i hani, në mënyrë që të keni një sistem të fortë të tretjes. Megjithatë, këto ushqime janë të pasura me rafin, i cili është një sheqer që mund të tretet vetëm nga bakteret në stomakun tuaj dhe fermentimi i tij është pikërisht ajo që ju shkakton fryrjen.

Kujdes me kripën – Kripa pengon heqjen e ujit të tepërt nga trupi juaj. Kjo ju bën të ndiheni sikur keni një tullumbac në stomakun tuaj. Është e vështirë ta eliminosh tërësisht kripën nga dieta, për shkak të pranisë së saj në shumicën e ushqimeve. Megjithatë një përpjekje mund ta bëni dhe sigurisht mos harroni të pini shumë, po shumë ujë ama!

BURIMI: NEPS

Categories
Këshilla

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë për rënien në peshë, shkrirja e dhjamit të barkut

Një nga këshillat dhe rekomandimet, që dëgjohen shpesh është humbja e kilogramëve dhe dhjamit të tepërt të akumuluar në zonën e belit. Sipas mjekëve rreziku i dhjamit në këtë zonë shkon përtej paraqitjes së jashtme. Ata shprehen se dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Zonat e trupit ku dhjami akumulohet më shumë janë: Ijet dhe kofshët – Akumulimi i dhjamit në këto zona i jep trupit formën e dardhës. Në këtë rast akumulimi i dhjamit është krejt sipërfaqësor dhe qëndron nën lëkurë.

Zona e belit – Akumulimi i dhjamit në zonën e belit është pjesërisht nën lëkurë. Megjithatë, ai mund të shkojë më thellë duke rrethuar organet e brendshme. Trupi i njerëzve që shëndoshen kryesisht në zonën e barkut ka formën e mollës.

Edhe nëse njerëzit kanë një indeks të shëndetshëm të masës trupore, dhjamosja e zonës së belit rrit nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e lartë dhe kolesterolin. Për më tepër, sipas të dhënave një gjë e tillë kontribuon në dhjamosjen e mëlçisë dhe shfaqjen e inflamacionit. Të gjitha këto probleme mund të nxisin sëmundjet e zemrës, mëlçisë apo diabetin.

Si mund ta reduktoni dhjamin në zonën e belit? Një regjim i shëndetshëm ushqimor është faktori kryesor në arritjen e këtij qëllimi. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me racionet dhe të jeni të vëmendshëm ndaj sasisë.

Sipas informacioneve ju duhet të konsumoni më shumë perime, drithëra të plota, fruta dhe arrorë. Peshku dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë janë gjithashtu të rëndësishme.

Nga ana tjetër, ju duhet të minimizoni pijet e gazuara, yndyrnat si gjalpi etj, si edhe alkolin. Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të ngushtuar perimetrin e belit, por ai rrit edhe masën muskulare dhe përmirëson paraqitjen e jashtme të trupit.

Lëngu i majdanozit me limon e mjaltë për rënien në peshë
Çdo mëngjes duhet të pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë.

Kjo kurë duhet ndjekur me përpikmëri çdo mëngjes për 5 ditë dhe më pas sërish pas një pushimi 10 ditor. Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.

Categories
Këshilla Receta

Merrni kile shumë në zonën e barkut? Kjo recetë jua heq dhjamin e tepërt

Shpesh, njerëz të ndryshëm shëndoshen në pjesë të ndryshme të trupit. Disa në zonën e këmbëve disa në zonën e barkur apo diku tjetër. Nëse jeni nga ato që shëndetin e tepërt e merrni në pjesën e barkut kemi një recetë për ju që do t’ju shfryjë dhe do t’ju ndihmojë të hiqni kile më shpejt:

Përbërësit që ju duhen: një limon, një tufë majdanoz dhe një gotë me ujë

Përgatitja: Duke përdorur përpunuesit e ushqimit, përzijeni mirë majdanozin dhe pastaj shtrydhni lëngun e limonit dhe përzijeni mirë me majdanozin. Në fund, shtoni një gotë ujë në përzierje me majdanoz dhe lëng limoni dhe përzijeni përsëri për disa sekonda. Koha më e mirë për të pirë këtë lëng është në mëngjes, në stomak të zbrazët, për gjashtë ditë me radhë.

Kjo recetë do t’ju ndihmojë të digjni shumë kalori pa pasur nevojë të largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara dhe të kaloni orë të gjata në palestër Majdanozi është jashtëzakonisht efektiv sepse ju përmirëson tretjen. Lëngu i limonit është agjent i fuqishëm antioksidantë që do të ju ndihmojë t’i largoni nga trupi toksinat.

Categories
Lajme

Doni bark të sheshtë? Ka një frut që duhet ta hani me shumicë!

Me siguri jeni fiks në kohën që do të doni të shmangni fryrjen e barkut dhe na lini t’ju themi se nuk jeni të vetmit! Çfarë mund të bëni është të shtoni ananasin në dietën tuaj ushqimore.

Ky frut tropikal, i pasur me enzimën bromelain, ndihmon në shpërbërjen e proteinave dhe thjeshton tretjen, duke parandaluar kështu fryrjen e barkut. Kështu, në fund të vakteve, në vend të ëmbëlsirës, freskohuni me pak ananas. Dhe nëse nuk jeni fanse të ananasit, papaja gjithashtu ndihmon tretjen. Nëse ananasi ndikon në pjesën më të vështirë për të humbur peshë, lista e frutave më poshtë ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori!

Selino – Sekreti i selonosë është shumë i thjeshtë: përmban shumë pak kalori dhe të ndihmon të djegësh më shumë kalori nga sasia që ti ke ngrënë. Selino ka shumë ujë në përbërje dhe kjo e bën shumë të përshtatshme si pjesë e një diete të balancuar. Gjithsesi nuk është e përshtatshme për një dietë vetëm me këtë ushqim pasi trupi nuk do arrinte të merrtë të gjitha mineralet dhe vlerat e nevojshme. Zgjidhja më e mirë është kombinimi me ushqime të tjera.

Drithërat e plota – Studimet kanë treguar se drithërat e plota janë më të shëndetshmë se ato të rafinuara, ato ulin rrezikun për smundjet kronike. Këto drithëra janë shumë të mira në dieta sepse duan më shumë kohë të treten dhe ju nuk do ta ndieni urinë për një kohë më të gjatë. Ato janë të pasura me disa vitamina, minerale dhe karbohidrate.

Çaji jeshil – Nëse ende nuk e keni zbuluar sa benefite ka ne metabolizëm çaji jeshil, atëherë ka ardhur koha ta bëni. Kjo pije e ngrohtë aziatike është bërë diçka e zakonshme në jetët tona por ne nuk mund të harrojmë vetitë e tij të jashtëzakonshme. I pasur në antioksidantë, çaji jeshil e nxit metabolizmin dhe ju ndimon të humbni peshë. Thjesht pini një filxhan nga ky çaj aromatik dhe bëjini një nder trupit tuaj.

Omega 3 – Është provuar shkencërisht se Omega 3 funksionon si një rregullator për organizmin. Omega 3 është një acid yndyror që ndikon hormonet të cilat përcaktojnë se sa shpejt digjen kaloritë. Duke qenë se ky përbërës nuk prodhohet nga trupi ynën ne mund ta marrim atë vetëm duke ngrënë peshk (salmon, ton, herring).

Avokado – Konsumimi i avokados përshpejton metabolizmin dhe ruan pjesën e qelizave që prodhojnë energjinë nga dëmtimet. Për më tepër avokado ka disa efekte mbi shëndetin tonë. Ul nivelin e kolesterolit, shëron plagët, pakëson mundësitë e sëmundjeve të zemrës dhe atakeve kardiake dhe bën shumë mirë për sytë dhe flokët. Për një mëngjes të shpejtë e të shëndetshëm mud të hani gjysmë avokado me domate dhe pak kripë por mund të provani një sërë recatash me këtë ingredient të mrekullueshëm.

Farat Chia – Këto fara janë të pasura në proteina, fibra dhe yndyrna omega 3. Ato ndihmojnë si përshpejtues të metabolizmit, shtyrës të urisë dhe aktivizojnë glukagonin, hormonin për djegien e dhjamit. Lërini në ujë farat për 15 minuta deri sa të fryhen gati 10 herë më shumë se përmasat fillestare. Ato ju japin ndjesinë e të ngrënit për një kohë më të gjatë dhe ju ndalojnë të hani më shumë seç duhet. Mund t’i shtoni në lëngjet e frutave, sallata, ose në kos.

Arrat braziliane – Një nga ushqimet më të shijshme që mund të hani për të djegur shumë kalori janë arrat braziliane. Këto arra përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë shumë dhe në luftimin e celulitit nxisin punën e sistemit imun. Mund të përdoren shumë mirë në sallatat e frutave ose të grira në qumësht me pak vanilje.

Categories
Këshilla

Si të “shfryheni” kur keni ngrënë shumë, mënyrat e duhura që duhet të ndiqni

Me siguri ju ndodh herë pas here që të ndiheni të fryrë dhe të mbingopur pasi ngriheni nga tavolina. Sheqernat, brumërat apo çdo ushqim që konsumohet me shumicë ju lë pas ndjesinë e rëndesës.

Kjo gjendje aspak e pëlqyeshme dhe e mirë për organizmin, shkaktohet ndonjëherë edhe pa e kuptuar dhe zgjat për një kohë të gjatë. Ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni nga ky problem dhe të ndiheni sërish të lehtë.

Ndiqini hap pas hapi këshillat e thjeshta që ekspertët japin për ju. Ecni
Të ushtrohesh dhe të ecësh është gjithnjë diçka shumë e rëndësishme dhe thelbësore për organizmin. Kur kryeni aktivitete sportive dhe e mbani trupin në lëvizje metabolizmi do të djegë më shpejt ushqimin.

Ndaj sa herë të ndiheni të fryrë mos qëndroni ulur, por zgjidhni të bëni një shëtitje në natyrë apo në qytetin tuaj.
Hidratohuni – Uji është një tjetër mënyrë e mirë për të shpëtuar nga ky problem. Edhe pse mund të ndiheni shumë të fryrë dhe pa dëshirë për të konsumuar asgjë, mundohuni të pini disa gota ujë.

Në këtë mënyrë i gjithë ushqimi do të kalojë më lehtë nëpër sistemin tretës duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Uji detoks – Efikas dhe shumë i shpejtë, çaji me xhinxher dhe limon do t’ju ndihmojë të hiqni ndjesinë e fryrjes. Shtoni edhe pak uthull molle dhe të gjithë këta përbërës me antioksidantë do të nxjerrin toksinat jashtë trupit tuaj. Gjithashtu mund të provoni ujin me limon që ka të njëjtat veti të mrekullueshme detoksi.

Turmeriku – Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të detoksifikuar trupin që të gjitha toksinat të dalin jashtë. Turmeriku ka fuqi antinflamatore prandaj mund t’ia shtoni ushqimeve teksa i konsumoni për të evituar ndjesinë e fryrjes.

Qetësohuni – Gjithashtu edhe qëndrimi për disa sekonda duke u relaksuar para se të nisni një shëtitje të gjatë është i rekomandueshëm. Kjo do ta ndihmojë si mendjen ashtu edhe trupin tuaj të qetësohen dhe të çlodhen pas të ngrënës.

Categories
Këshilla

Ju prezantojmë me 3 perimet që e bëjnë barkun tuaj “fibër”

Perimet janë ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj. Të gjitha ofrojnë shumë përfitime për trupin por disa prej tyre kanë më shumë kalori se sa të tjerët. Për një bark të sheshtë, ekspertët sugjerojnë konsumon e këtyre perimeve.

Brokoli – Studimet kanë treguar se brokoli ka efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe madje mund të minimizojë sëmundjet e zemrës. Mund ta gatuani në mënyra të ndryshme por provoni ta piqni në furrë me vaj ulliri, i cili gjithashtu dihet se ka veti inflamatore.

Karrota – Është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Konsumi i rregullt i tyre përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe minimizon fryrjen e barkut. Karrotat janë gjithatu të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më gjatë, duke e bërë më të lehtë uljen e kalorive që konsumoni çdo ditë.

Perime me gjethe jeshile – Perimet jeshile me gjethe si lakra jeshile dhe spinaqi kanë nje efekt të thellë anti-inflamator në trup dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Në veçanti, perimet jeshile me gjethe si spinaqi, lakra jeshile apo selino kanë vitaminë C, A dhe K, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi i radikaleve të lira. Janë të pasura gdhe me kalcium, që forcon kockat.

Categories
Këshilla

Ja si xhenxhefili ju ndihmon të hiqni dhjamin e tepërt në bark, jo duke e konsumuar

Është shumë e çuditshme që disa produkte që ne kemi në shtëpi, mund t’i përdorim në mënyrë krejt ndryshe ngase jemi mësuar. Të gjithë kemi dëgjuar për efektet magjike të xhenxhefilit. Por ajo që akoma nuk keni dëgjuar është se xhenxhefili ju ndihmon të hiqni dhjamin e tepërt në bark, dhe jo duke e konsumuar.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të siguroheni që i keni poret tuaja të hapura. Kjo është arsyeja pse ju duhet të bëni përpara një banjë ose ta pastroni trupin me një leckë me ujë të ngrohtë.

Pasi ta keni bërë këtë, merrni një locion për trupin tuaj dhe përziejeni atë me xhenxhefil pluhur.

Sigurohuni që ta keni përzier mirë. Pasi përzierja të jetë gati, vendoseni mbi zonën që dëshironi të hiqni dhjamin. Më shumë gjasa do të jetë zona juaj e barkut. Sapo të vendosni locionin e xhenxhefilit, mbështilleni me mbështjellës plastik. Tregoni kujdes mos ta ngushtoni shumë barkun, në mënyrë që të ndiheni rehat. Duhet ta mbani në atë gjendje për rreth 4 orë. Nëse jeni në gjendje, mund ta mbani edhe gjithë natën.

Nëse keni ndjesi shpimi gjilpërash, mos u shqetësoni, kjo është mënyra sesi supozohet të funksionojë. Për të arritur rezultatin më të mirë duhet të rishikoni dietën tuaj dhe stërviteni.